Një burrë i pjekur ju dashuron nga koka tek këmbët, bashkë me rrudhat që shfaqen në trupin tuaj

Life style

Një burrë i pjekur ju dashuron nga koka tek këmbët, bashkë me rrudhat që shfaqen në trupin tuaj

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 21:20
Ilustrim

Një burrë i pjekur e di se bukuria fizike është çështje perspektive. Një burrë që ju do, sheh bukurinë kudo në trupin tuaj, ai nuk është i interesuar për rrudhat që keni dhe madje edhe ato që do të shfaqen më vonë; ai nuk interesohet për sprijat tua apo edhe kilet shtesë. Një burrë i pjekur kujdeset vetëm që të jeni të lumtur sepse nuk mund të mendojë kurrë ta lini atë.

Dashuria e tij për ju është aq e madhe sa ai nuk është në gjendje të shohë që jeni shumë e gjatë apo shumë e shkurtër, mbase në fillim ato ishin karakteristikat që e bënë atë të dashurohej, ose mbase nuk ndikuan aspak në afeksionin që zhvilloi për ty. Ai nuk ndalet të shikojë apo gjykojë gabimet tuaja, ai ju do bashkë me to dhe kurrë nuk mendon t’ju gjykojë për të kaluarën tuaj. Ai kujdeset vetëm që të ndjehesh mirë pranë tij.

Një mashkull i vërtetë do të të dojë çdo ditë, madje edhe në ato ditë që nuk mund të durosh as veten. Ai pëlqen të bëjë të ndjehesh më mirë, duke luajtur me disa fjalë për t’ju bërë të buzëqeshni dhe të mos ju bëjë të mendoni për problemet tuaja. Synimi i tij është që gjithmonë t’ju bëjë të ndiheni mirë si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Ai e di mirë se sa keq mund të ndikojë mungesa e dashurisë, por ai nuk ka frikë dhe nuk heq dorë.

Ai beson në lirinë tuaj, përqafon ëndrrat tuaja, adhuron nevojat tuaja, ju ndihmon të arrini qëllimet, ambiciet tuaja dhe, mbi të gjitha, do çdo detaj tuajin, sepse ju jeni gruaja e përsosur, për të. Askush tjetër nuk mund të vjedhë një shikim të tijin, asgjë dhe askush nuk mund ta largojë atë nga ju. Ai është një burrë i pjekur, i vetëdijshëm për atë që ka dhe është i sigurt për besnikërinë e tij.

Ai kurrë nuk do të përpiqet të ndryshojë diçka tek ju, ai ju ndihmon të rriteni, të bëheni gruaja që dëshironi të jeni pa i fryrë dëshirat tuaja; sepse dëshira e tij më e madhe është që të jeni plotësisht të lumtur. Ju ndihmon të jeni të etur për sukses. Në fakt, një burrë i pjekur nuk ndryshon, një burrë i pjekur qëndron për t’ju ndihmuar të rriteni dhe të evoluoni.

Një njeri i pjekur të zgjat duart, nuk i mbledh ato. Ai ju jep dorën kur bini në tokë, ju ofron supin për të qarë kur keni nevojë dhe mund të qajë me ju nëse kjo gjë ju bën të ndjeheni më mirë. Në krahët e tij ndjeheni të sigurt sepse ai është vendi më i ngrohtë në botë kur keni shumë ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat