Metoda natyrale dhe ekologjike për pastrimin e lavatriçes - Bota Sot
Metoda natyrale dhe ekologjike për pastrimin e lavatriçes

Life style

Metoda natyrale dhe ekologjike për pastrimin e lavatriçes

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 11:24
Ilustrim

Makina larëse është e domosdoshme në të gjitha shtëpitë dhe duke pasur parasysh këtë është vërtetë e pamundur të bësh pa të. Por si mund të sigurohemi që edhe pas disa vitesh të jetë gjithnjë në efikasitetin maksimal?

Këshilla të dobishme se si të pastroni lavatriçen duke shmangur formimin e mbetjeve të mykut, gëlqeres dhe pastruesve

Përdorimi i shpeshtë i makinës larëse çon në mënyrë të pashmangshme në formimin e mbetjeve të mykut, ndryshkut dhe madje edhe mbetjeve të detergjentëve në planin afatgjatë. Në treg ka shumë produkte që merren me pastrimin e makinës larëse, por ato përbëhen nga kimikate që janë të dëmshme për mjedisin por edhe për shëndetin tonë.

Më poshtë do të gjeni disa truke të dobishëm dhe të thjeshtë që do t’ju ndihmojnë të kujdeseni për lavatriçen tuaj pa e dëmtuar atë dhe pa ndotur mjedisin.

Sodë buke

Mbush lavatriçen me ujë të nxehtë dhe derdh 200 g sodë buke. Filloni ciklin e larjes dhe përsëriteni të paktën 2 herë nëse doni rezultate të mira.

Uthull

Ashtu si në rastin e mëparshëm, mbushni lavatriçen me ujë të nxehtë dhe hidhni 250 ml uthull të bardhë, e cila ka veti antibakteriale që mund të eliminojnë aromat e pakëndshme dhe mykun. Pastaj aktivizoni ciklin normal të larjes.

Limon dhe ujë i oksigjenuar

Është një zgjidhje shumë efektive për mykun. Hidhni 250 ml peroksid hidrogjeni dhe lëngun e një limoni në vendin ku hidhet detergjenti  dhe filloni një cikël normal larjeje.

Gomina, filtri dhe kutia ku hidhet detergjenti: ja si t’i pastroni

Një gabim që shpesh priremi të bëjmë kur flasim për pastrimin e lavatriçes ka të bëjë me gominat, filtrin dhe kutinë e detergjentit. Këto pjesë kaq thelbësore të lavatriçes harrohen shumë shpesh.

Si të pastroni lavatriçen që ngec?

Ky është një veprim që mund ta kryeni rreth një herë në muaj. Këtu janë udhëzimet:

Hidhni 2 litra uthull të holluar me ujë në vendin ku hidhet detergjenti, shtoni rreth dhjetë pika vaj esencial, filloni një program të gjatë që përdor një temperaturë mbi 60°, nëse dëshironi mund të shtoni një lugë sodë buke. Bëni të njëjtën gjë për filtrin (të paktën një herë në muaj) dhe për gominat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat