Studim: Baballarët të cilët kanë vajza kanë tendencë të jetojnë më gjatë

Life style

Studim: Baballarët të cilët kanë vajza kanë tendencë të jetojnë më gjatë

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Vajzat sjellin shumë gëzime në këtë botë, por përveç kësaj mesa duket ato po ashtu shtojnë edhe vite të jetëgjatësisë të baballarëve të tyre.

Sipas  një studimi, meshkujt të cilët kanë vajza kanë tendencë të jetojnë më gjatë, në krahasim me ata pa to.

Përderisa nuk dihet shumë se çfarë efekti kanë fëmijët e lindur tek baballarët në shëndet dhe trup, ky studim është bërë nga hulumtuesit e Universitetit të Jagiellonian për të parë më thellë këtë çështje, raporton “Bright Side”.

Një numër i madh i të dhënave demografike janë mbledhur nga 4 mijë e 310 njerëz të nënave dhe baballarëve dhe janë analizuar.

Numri i fëmijëve që janë marr në të dhëna përbëhej nga vajza dhe djem nga dy variabla të ndrysh,e. Është gjetur se numri total i fëmijëve apo i djemve nuk kanë pasur asnjë efekt tek baballarët. Është zbuluar se numri i vajzave ishte i lidhur me jetëgjatësinë prindërore.

Studimi pretendon se baballarët me vajza kanë tendencë të jetojnë më gjatë dhe sa më shumë vajza që kanë aq më gjatë jetojnë, për tu bërë më specifik 74 javë për çdo vajzë të lindur.

Dhe përderisa ky është një lajm i mirë për të gjithë baballarët, të dhënat nuk ishin aq të mira kur erdhi puna të nënat.

Sipas këtij studimi, edhe vajzat edhe djemtë kanë një ndikim negativ tek nënat, kryesisht në shëndet dhe jetëgjatësi. Në një të dhënë pozitive, është gjetur se gratë të cilat qëndrojnë beqare janë më të lumtura dhe jetojnë më gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat