Me këtë truk të thjeshtë do t’i eliminoni pikat e ndryshkut nga thikat tuaja

Life style

Me këtë truk të thjeshtë do t’i eliminoni pikat e ndryshkut nga thikat tuaja

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 09:19
Ilustrim

Për çdo ditë përdorim thikat duke mos menduar që edhe ato me kalimin e kohës vjetrohen.

Shpesh i sulmon ndryshku dhe duke mos ditur se si ta eliminojmë në mënyrë më efikase, thikat krejtësisht të mira i zëvendësojmë me të reja.

Ndryshku në thika më së shpeshti grumbullohet për shkak të dorezave të drunjta në to,

Shumë njerëz menjëherë pas larjes i vendosin në sirtar, ndërkaq çdo herë kur të krijohet lagështia në thika qëndron ndryshku në to. Dhe aty fillon procesi i ndryshkut.

Mirëpo mund të ndryshken edhe nëse thjesht i lini të qëndrojnë në lagështi, andaj shpesh pikërisht për këtë gjë shfaqen pikat e ndryshkut në sipërfaqe të thikave.

Nëse thikat tuaja tashmë janë ndryshkur, mos u brengosni.

Pak lëng limoni do t’i pastrojë nga ndryshku në çast. Mund të përdorni limon të freskët apo të blini në dyqan në formë të lëngët në ambalazh plastike.

E gjitha që duhet të bëni është që të lagni thikat me lëng limoni dhe t’i lini të qëndrojnë derisa të shihni që i gjithë ndryshku i grumbulluar të zhduket.

Do të ishte ideale që t’i lini në një enë të cekët në të cilën do të shtrydhni limon apo do të qitni lëng limoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat