Femrat e bukura marrin nota më të mira?

Life style

Femrat e bukura marrin nota më të mira?

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 12:17
Ilustrim

Një studim i fundit ka gjetur një lidhje mes pamjes së femrave dhe mesatares në shkollë. Një skuadër me studiues nga Metropolitan State University i Denver gjeti se diskriminimi në klasë mund të bëjë që femrat të marrin nota më të ulëta kur ato perceptohen si më pak tërheqëse.

Pamja duket se nuk kishte ndikim tek studentët meshkuj dhe studimi sugjeron se ky lloj diskriminimi i ndjek femrat nga shkolla e deri në tregun e punës.

Në një artikull të titulluar “Pamja e studentëve dhe performanca akademike”, profesorët Rey Hernández-Julián dhe Christina Peters krahasuan performancën akademike të studentëve në kurse online dhe ato nëpër klasa.

Rezultatet ishin shqetësuese madje edhe për vet studentët: studentet femra që kishin një bukuri të perceptuar poshtë mesatares, kishin mesatare më të ulët në rastet kur profesorët mund t’i shihnin ato.

Studiuesi thotë se këto ndryshime kanë të bëjnë me çështjen e diskriminimit dhe duhen bërë studime të tjera për të zbuluar se si diskriminimi përdoret për të ndëshkuar ato që janë më pak tërheqëse qoftë duke u vendosur nota më të ulëta ose duke u dhënë atyre më pak vëmendje.

Mirëpo kjo nuk do të ndikojë vetëm në klasë, por edhe në tregun e punës.

“Nëse profesorët i kushtojnë më shumë vëmendje studenteve që janë tërheqëse, i ndihmojnë ato që të jenë në nivele më të larta si kapital njerëzor e cila më pas lidhet dhe me tregun e punës,” tha Hernández-Julián.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat