Çfarë ‘fshihet’ mbas ditës së lindjes?

Life style

Çfarë ‘fshihet’ mbas ditës së lindjes?

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 13:35
Ilustrim

Thëniet biblike

Nuk dihet me saktësi cila është origjina e festimeve për datën e lindjes apo e tortës që bëjmë për këtë rast. Megjithatë, ajo që dihet është se kjo përmendet për herë të parë në shkrimet që vijnë nga Egjipti i lashtë (libri biblik “Gjeneza”), kur rreth viteve 3000 Para Krishtit festohej ditëlindja e një faraoni, shkruan gazeta “Huffinton Post”. Në dritën e këtyre dëshmive, epitologu James Hoffmeier mendon se kjo festë përputhet më shumë me datën e kurorëzimit të faraonit dhe jo me ditëlindjen. Sipas tij, një ditë e tillë kishte domethënien e lindjes së tij si perëndi.

Qirinjtë mbi tortë

Ata që kanë vendosur për herë të parë qirinj mbi tortën e ditëlindjes janë grekët, të cilët ofronin ëmbëlsira në formë hëne me simbolin e perëndisë Artemis, në shenjë përuljeje dhe falënderimi për këtë. Për të ofruar imazhin e shkëlqimit dhe bukurisë së saj, grekët ndiznin qirinj dhe i vendosnin mbi këto ëmbëlsira. Ka gjasa që grekët t’i kenë huazuar festimet e ditëlindjes nga egjiptianët.

Romakët sjellin “risinë”

Romakët kanë qenë të parët që kanë festuar, njerëzit e thjeshtë më saktë, pasi grekët i organizonin këto festa veçse për perënditë. Romakët festonin me familjarët dhe shoqërinë, duke i përfshirë këto madje në disa festime publike, sepse ditëlindja e njerëzve me influencë në shoqëri duhej të mbahej mend nga komuniteti. Ata që festonin 50-vjetorin, merrnin një ëmbëlsirë të veçantë, të përbërë nga miell, vaj ulliri, mjaltë dhe djathë i bardhë. Romakët kanë festuar vetëm mes meshkujsh për një kohë shumë të gjatë, ndërsa femrat filluan ta festonin ditëlindjen e tyre rreth shekullit XII.

Një rit pagan në fillesa

Në fillim të shfaqjes së ditëlindjes, të krishterët e konsideruan një rit pagan. Kisha i dënonte këto festime, pasi i gjykonte si një shenjë e keqe. Në shekullin IV, të krishterët ndryshuan mendim dhe filluan të festojnë lindjen e Krishtit. Kisha e ka pranuar këtë festë edhe për të tërhequr ata, të cilët festonin Saturnaljet romake.

Kontributi i “revolucionit industrial”

Një periudhë kohe, festat e organizuara me rastin e ditëlindjes së dikujt përfshinin ëmbëlsira vetëm për të pasurit sepse përbërësit e tyre konsideroheshin produkte luksi. Më pas, revolucioni industrial ka lejuar shpërndarjen e tyre tek të gjithë njerëzit pjesëmarrës. Për më tepër, në fund të shekullit XIX, pastiçeritë nisën të shërbejnë ëmbëlsira të realizuara në shkallë industriale me çmime të leverdishme për blerësit e tyre.

Kënga tradicionale

Jo të fundit nga rëndësia, në 1893, amerikanët Patty Hill dhe Mildred J. Hill shkruan një këngë, të cilën e titulluan “Mirëmëngjesi të gjithëve” (Good morning to all). Kjo këngë duhej të këndohej nga nxënësit përpara nisjes së programit mësimor të ditës. Robert Coleman e përpunoi në 1924 duke i shtuar edhe disa vargje të tjera. E kështu, kënga e re “Happy birthday to you” (Shumë urime për ty) u bë mjaft e famshme në të gjithë botën dhe shoqëron tashmë çdo festë ditëlindjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat