Arsyet pse një person dashurohet me ju…

Life style

Arsyet pse një person dashurohet me ju…

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 15:54
Ilustrim

Çfarë e bën dikë të bie në dashuri me ju? Kjo është një pyetje të cilës gjithsecili dëshiron t’ia dijë përgjigjen, apo jo? Dashuria është edhe e mistershme edhe e komplikuar, transmeton telegrafi. Sidoqoftë, psikologët kanë identifikuar disa arsye befasuese se përse njerëzit bien në dashuri.

Jeni shumë të ngjashëm

Pavarësisht thënies së njohur se gjërat e ndryshme joshin më shumë, duket se ngjashmëritë janë ato që krijojnë joshje më të fortë. Një studim i vitit 2007 ka zbuluar se ngjashmëritë te partnerit u ndihmojnë at kuptojnë njëri-tjetrin dhe të kenë lidhje më të forta.

Jeni të lidhur në 3 nivele të gjeneratave

Psikologu Eric Berne thotë se çiftet e suksesshme janë të lidhur në tri nivele të gjeneratave apo nivele të egove:

Prindërit: Çfarë ju kanë mësuar

Fëmijëria: Çfarë keni ndjerë (përvojat e mëhershme)

Si të rritur: Çfarë keni mësuar

Mbani kontakt me sy për kohë të gjatë

Mbajtja e kontaktit me sy për disa minuta faktikisht ka fuqinë që të na lidhë më shumë dhe na ndihmon të zhvillojmë ndjenja të dashurisë.

Kujdeseni për ambientin

Sado e çuditshme që të duket, kujdesi për ambientin mund ta bëjë një person të veçantë.

Keni qen

Po, mbajtja e qenit mund të ketë përfitime. Sipas studimeve, ata që mbajnë qen kanë shanse më shumë të kenë lidhje të suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat