Disa mënyra për ta pastruar shtëpinë tuaj në mënyrë natyrale

Life style

Disa mënyra për ta pastruar shtëpinë tuaj në mënyrë natyrale

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 16:35
Ilustrim

Produktet e pastrimit të blera në dyqane mund të jenë të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin tuaj. Alternativa shtëpiake, e bërë me produkte të tilla si limoni dhe uthulla, mund të zgjidhin edhe problemet më të vështira.

Mbusheni një shishe spraj, gjysma me uthull dhe gjysma tjetër me ujë, mund ti shtoni edhe vajra të tjerë esencialë, siç është limoni. Më tej ju mund të pastroni sipërfaqet tuaja të punës, tryezën e ngrënies, lavamanin, qeramikat, banjon dhe pasqyrën.

Përdorni vaj ulliri. Vendoseni pak në një leckë, lyejeni butësisht sipërfaqen e ndotur dhe lëreni të thahet. Në fund mund të shtoni lëng limoni për një aromë të freskët.

Sodë buke, ndihmon në pastrimin e yndyrës. Kur furra juaj është pak e ngrohtë, spërkatni një shtresë të trashë bikarboni mbi dyshemenë e furrës, shtoni pak ujë dhe lërini të qëndrojë për gjysmë ore. Të gjitha yndyrat do të ikin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat