Studimet: Nëse flini pranë një personi që gërhet, përjetoni këto probleme shëndetësore

Life style

Studimet: Nëse flini pranë një personi që gërhet, përjetoni këto probleme shëndetësore

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Është e vështirë të mohosh se jetesa me një person që gërhet mund të jetë vërtet sfiduese, sidomos nëse ai person është dikush me të cilin ndani të njëjtën dhomë ose shtratin.

Gjumë i pamjaftueshëm

Kjo duket të jetë pasoja më e qartë, por mungesa e gjumit çon në probleme shëndetësore që shpesh nuk i marrim seriozisht. Partneri që gërhet fle i qetë, ndërsa tjetri zgjohet më herët duke mos i përfunduar të gjitha fazat e gjumit dhe për pasojë mund të dëmtohen më tej mekanizmat biologjikë të përfshirë në këtë proces.

Për më tepër, një person që nuk pushon sa duhet, është i prirur të bëjë më shumë gabime, të mendojë ngadalë dhe të ulë produktivitetin e tij. Një problem tjetër që lidhet me këtë çështje është nervozizmi i vazhdueshëm, i cili mund të ketë një efekt në marrëdhëniet tuaja, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net

Megjithatë, është zbuluar gjithashtu se mungesa e gjumit është një faktor rreziku për ankthin dhe depresionin. Përtej pasojave psikogjike, ajo gjithashtu rrit shanset e mbipeshës ose goditjet në tru.

Probleme me marrëdhëniet

Fakti që gërhitja e partnerit nuk ju lejon të flini, mund të sjellë ngadalë probleme në marrëdhëniet tuaja. Dëgjimi i një personi që gërhet pranë jush çdo natë, ju bën të zgjoheni dhe t’i flisni që të pushojë.

Mirëpo, kjo situatë ju mërzit, sidomos nëse e keni gjumin e lehtë. Shumë çifte madje flenë veç e veç, për të mos dëgjuar zhurmën. Gjithsesi, nëse një e keni këtë problem me partnerin, kjo gjë mund të çojë në zënka, stres dhe ndryshime në oreks. 

Këtu janë disa pasoja të mundshme, direkte dhe indirekte, të gjumit pranë një personi që gërhet:

-Nervozizëm

-Përgjumje gjatë ditës

-Humbja e përqendrimit dhe kujtesës

-Depresion

-Ankth

-Stres

-Dobësim i sistemit imunitar

-Shtim në peshë

-Infrakt

-Çmenduri

-Humbje dëgjimi

-Hipertensioni

-Probleme të veshkave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat