6 shenjat që tregojnë se burri juaj nuk mund të jetojë pa ju

Life style

6 shenjat që tregojnë se burri juaj nuk mund të jetojë pa ju

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Ne të gjithë e dimë se sa burra mund të përfundojnë duke shqetësuar gratë e tyre.

Ka raste kur ata mund të bëhen të bezdisur me afrimitetin, saqë nuk ju lënë aspak hapësirë për veten tuaj. Por ka disa shenja që tregojnë se ata nuk jetojnë dot pa ju.

Ju telefonon shpesh

Ju mund të jeni tepër e zënë në aktivitetet tuaja dhe as që ju shkon mendja të merrni një telefonatë, por ja që partneri ju telefonon pa asnjë arsye. Thjesht për t’ju dëgjuar zërin. Kjo tregon se i mungoni.

Ai ndihet i humbur pa ju

Pavarësisht se e di shumë mirë diçka, qoftë një veshje, një kombinim, një detaj etj, ai sërish e ka të domosdoshme ndihmën tuaj. Kjo tregon se e ka të nevojshme, gjatë gjithë kohës vëmendjen tuaj.

Është tepër mbrojtës

Ai mund të këmbëngulë t’ju mbajë dorën kur kaloni rrugën, ju ndihmon të zgjidhni vendin më të mirë ku të uleni në restorant etj. Kjo tregon se ai shqetësohet për sigurinë tuaj edhe nëse kjo mund t’ju bezdisë.

Gjen justifikime për të qenë bashkë

Nëse bashkëshorti do të gjejë 1001 arsye edhe të paqena vetëm për të qenë me ju, ai nuk jeton dot pa praninë tuaj.

Dëshiron të flini gjithmonë të pajtuar

Pavarësisht se mund të jeni grindur gjatë ditës, nëse partneri në mbrëmje ju merr të flini, tregon afrimitet e dashuri, ai do të bëjë patjetër paqe sepse nuk mundet pa ju.

Dëshiron të plaket me ju

Nëse partneri bën gjithmonë plane për të ardhmen, për shkollën e fëmijëve, për makinën që do të blini, për një ndryshim në shtëpi, ai e sheh gjithë pjesën e jetës të mbetur duke e kaluar me ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat