Disa metoda shumë efikase për të trajtuar majat e dyfishta të flokëve

Life style

Disa metoda shumë efikase për të trajtuar majat e dyfishta të flokëve

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 15:21
Ilustrim

Majat e dyfishta janë një problem shumë i përhapur tek personat me flokë të gjatë dhe të mesëm. Ato shkaktohen nga petëzimi i kutikulave në pjsesët fundore të flokut shkaktuar nga stresi, ekspozimi i zgjatur në diell, larjet e shpeshta, piastrat dhe mashat si dhe lyerjet me nuanca shumë të forta.

Si parandalohen majat e dyfishta

Një prej sistemeve më të mira për parandalimin e majave të dyfishta është ai i ushqyerjes dhe hdiratimit të flokëve. Gjithashtu flokët duhet t’u nënshtrohen larjeve delikate pa u sforcuar shumë. Majat e dyfishta i bëjnë flokët të duken të pakrehur e të ccrregullt. Ja pesë këshilla që të eliminoni majat e dyfishta të flokëve:

-Evitoni larjet e shpeshta, mjaftojnë dy larje në javë me produkte delikate

-Mos i krihni flokët kur janë të saploarë por prisni të thahen dhe përdorni një furccë të një cilësie të mirë.

-Përdorni një maskë ushqyese njëherë në muaj

-Kujdes nga temperatura e ujit në shpëlarjen e flokëve: duhet të jetë e vakët

-Evitoni lyerjet e shpeshta të flokëve

Metoda natyrale për majat e dyfishta të flokëve

Vaj ulliri. Maskat me vaj ulliri ndihmojnë flokët të riekuilibrojnë nivelin e hidratimit dhe ushqyerjes. Njëherë në javë mund të aplikoni vaj ulliri tek majat. Nëse flokët janë të ashpër dhe të dëmtuar, aplikojeni edhe në gjatësi. Lëreni për 10-15 minuta dhe më pas lani flokët.

Vaj argani. Vaji i arganit zbut dhe forcon fibrat e flokëve, i hidraton ato dhe absorbohet shpejt nga flokët. Mjaftojën disa pika për t’u absorbuar nga majat e defibruara të flokëve njëherë në jave, 30 minuta para larjes.

Vaj jojoba. Vaji i jojoba është ideal për të përmirësuar pamjen e flokëve të thatë dhe të defibruar. Mund të përdoret sa herë që lani flokët dhe ndihmon gjithashtu kundra zbokthit dhe kruarjes së skalpit.

Vaji i kokosit. Një metodë efikase për trajtimin e majave të dyfishta është vaji i kokosit, një përbërës natyral që forcon flokët e dëmtuar, të thatë dhe të defibruar duke u dhënë fuqi e shkëlqim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat