Shtatë llojet e puthjes: Çfarë thotë stili juaj i puthjes për lidhjen tuaj

Life style

Shtatë llojet e puthjes: Çfarë thotë stili juaj i puthjes për lidhjen tuaj

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 21:41
Ilustrim

Puthja jo vetëm se është e bukur dhe e kënaqshme, por edhe luan rol të madh në mbajtjen e lidhjes romantike.

Ka shumë lloje të puthjeve me konotacione të ndryshme.

Një puthje xhentile ka kuptimin se jeni rehat, ndërkaq puthja e Spidermanit nënkupton spontanitet.

Pra, kjo do të thotë se mënyra se si putheni me partnerin mund t’jua dekodojë aferën e dashurisë.

Puthja xhentile

Kjo është një puthje delikate ku 2 partnerët me butësi i bashkojnë buzët. Është gjest që tregon sa të afërm janë dhe sa komod ndihen në lidhje.

Nëse preferoni këtë lloj të puthjes, me siguri ju pëlqen ta ngacmoni dhe provokoni partnerin për të dëshiruar më shumë intimitet fizik.

Puthja në faqe

Ta puthni partnerin apo partneren në faqe nënkupton se lidhja është në vend të duhur.

Kjo shfaq emocione dhe shfaq se po e shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit.

Puthja e Spidermanit

Një moment ikonik nga filmi “Spider-Man” kishte qenë ai i puthjes së Spidermanit – skena ku Peter kishte qenë i varur dhe Mary e kishte puthur atë me pasion.

Ndonëse ky lloj i puthjes nuk është praktik, prapëseprapë është shenjë e spontanitetit në lidhje, shkruan Bright Side.

Puthja e engjëllit

Nëse e gjeni veten duke ia puthur qepallën e mbyllur partnerit apo partneres, atëherë kjo do të thotë se jeni duke e praktikuar puthjen e engjëllit.

Ky akt intim simbolizon dashuri intense dhe i jep partneres paqe e siguri.

Veç kësaj, ky lloj i puthjes nënkupton se e dashuroni thellësisht partneren dhe dëshironi ta gëzoni atë.

Puthja e shpejtë apo çukitja

Kjo është puthje e lehtë dhe e shpejtë. Ndonëse e thjeshtë, e pafajshme dhe jo aq romantike, prapëseprapë mund ta përdorni për ta përshëndetur partnerin/partneren.

Nëse e praktikoni këtë në baza ditore, atëherë kjo do të thotë se ju pëlqen t’i mbani gjërat argëtuese në lidhje.

Puthja me gojë të mbyllur

Kjo është e ngjashme me puthjen e shpejtë, por zgjatë më shumë.

Nëse ky është stili juaj i puthjes, atëherë mund të jetë indikator se lidhja ka vështirësi.

Puthja me gojë të mbyllur është shenjë se nuk ndiheni rehat me partnerin/partneren dhe se jeni të pasigurt për ndjenjat.

Puthja franceze

Mjeshtëri i të gjitha puthjeve – puthja franceze!

Kjo puthje shpreh sensualitet, dëshirë, dhe romancë.

Nëse puthja franceze është stili juaj, atëherë sigurisht se jeni dashnor/e me pasion dhe aventuresk/e.

Gjithashtu kjo puthje e zbulon faktin se ka shumë joshje fizike në lidhjen tuaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat