Si ta mbani jetën seksuale gjallë edhe në ditët e ftohta?

Life style

Si ta mbani jetën seksuale gjallë edhe në ditët e ftohta?

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 14:37
Ilustrim

Me ardhjen e ditëve të ftohta, erosi ka prirjen të zvogëlohet.

Edhe pse dashuria jonë më e madhe në netët e ftohta janë çaji i nxehtë dhe batanija, pasioni në dimër nuk duhet të shkojë në letargji.

Që hormonet të mos ‘palosen’ bashkë me rrobat e verës, ndiqni këshillat më poshtë:

Shtoni më shumë erëza në kuzhinë

Për t’i hedhur pak ‘piper djegës’ marrëdhënies, sigurohuni të ndiqni këtë këshillë.

Piperi, speci djegës, curry dhe erëzat e tjera të të ngjashme kanë fuqi t’i bëjnë më të këndshme mbrëmjet romantike. Erëzat që mund të konsiderohen si ‘viagra’ natyrale janë shafrani dhe xhenxhefili.

Edhe erëzat e tjera si karafili janë aleate ideale të netëve të pasionit.

Në përgjithësi, të gjithë erëzat bëjnë mirë për aktivitetin seksual sepse rrisin presionin e gjakut. Ato provokojnë termogjenezën,  procesin fizik që rrit nxehtësinë  e trupit. Më shumë nxehtësi = më shumë dashuri!

Masazhohuni

Masazhi në kushte shtëpie shpesh nënvlerësohet. Përdoret shumë në fizioterapi dhe estetikë, por anashkalohet në shtëpi.

E gabuar! Të prekësh trupin e partnerit, ta masazhosh, të ushtrosh presion në pikat strategjike dhe të stimulosh zonat erogjene është një mënyrë e mirë për të mbajtur gjallë raportin.

Vaj për masazhe, ndriçim i ulët dhe muzika relaksuese në skenë i bëjnë shumë mirë një marrëdhënieje.

Konsumoni shumë zink

Zinku para së gjithash është një mineral thelbësor për fertilitetin e një gruaje nga njëra anë dhe për shëndetin e spermës nga ana tjetër.

Zinku ndihmon në prodhimin e testosteronit duke e rritur libidon. Për gratë këshillohen rreth 8 mg zink në ditë, kurse për burrat 11 mg zink në ditë.

Ushqimet të cilat përmbajnë shumë zink janë ‘gocat e detit’, mishi i qengjit, spinaqi dhe mishi i viçit. Gjithashtu ekzistojnë edhe suplemente të multivitaminave me bazë zinku, por para se të merrni suplemente patjetër që duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Shihni së bashku filma romantikë 

Një film i bukur romantik që prek telat e zemrës (dhe jo vetëm) është i shkëlqyer për të përmbyllur një mbrëmje me një finale ‘happy ending’.

Maskohuni (jo vetëm për Halloween)

Nëse infermieria seksi është një temë e konsumuar për ju, mbështetuni tek personifikime të tjera të feminitetit. Mjafton të stimuloni fantazinë e partnerit.

Rezultati? Argëtues dhe sensual!

Provoni vende jo të zakonshme

Provoni të zgjidhni një skenar të ndryshëm nga i zakonshmi për momentet ‘hot’. Nëse krevati është bërë monoton, provoni këndet e paeksploruara të shtëpisë, p.sh vaska, dollapet, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat