Babai i vërtetë nuk është ai që i paguan faturat, por ai që e kupton se familja është e para

Life style

Babai i vërtetë nuk është ai që i paguan faturat, por ai që e kupton se familja është e para

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 16:50
Ilustrim

Çdo mashkull mund të bëhet baba. Çdo mashkull mund ta krijojë një jetë. Sidoqoftë, duhet dikush i veçantë që ta ushqejë, formësojë dhe dashurojë atë jetë që e krijon.

Baba i vërtetë nuk është ai që bën mjaftueshëm para për t’i blerë gruas e fëmijëve dhurata të shtrenjta apo për t’i dërguar në pushime 10-ditore dy herë në vit.

Baba i vërtetë nuk është ai që fiton mjaftueshëm para për t’i dërguar fëmijët të studiojnë në shkollat më të shtrenjta apo për t’i paguar faturat.

Baba i vërtetë është ai që e kupton se familja është e para.

Baba i vërtetë është ai që gjithmonë gjendet pranë familjes. Ai i cili nuk e braktis familjen në momentin kur gjërat vështirësohen. Ai që nuk e lejon familjen të ballafaqohen vet me problemet. Ai që nuk heq dorë nga familja dhe e bën të pamundurën për ta mbajtur bashkë familjen.

Baba i vërtetë është ai që është i gatshëm të investojë kohë dhe përkushtim në familjen e tij, edhe atëherë kur është tejet i lodhur dhe nuk ndihet rehat.

Një baba i vërtetë dhe i përkushtuar është ai që bën kompromise dhe i sakrifikon nevojat, dëshirat dhe lumturinë e vet për hatër të familjes. Është ai që i mëson fëmijët për dashurinë pa kushte.

Një baba i mirë e i vërtetë është ai që shërben si shembull se si duhet të trajtohen femrat. Ai që i trajton femrat me respekt, zemërgjerësi dhe dinjitet.

Një baba i dashur dhe i vërtetë është ai që i mëson fëmijët për rëndësinë e virtyteve të zemërgjerësisë, sinqeritetit, besnikërisë dhe durimit. Pra, ai i cili asnjëherë nuk kapet duke gënjyer apo duke e manipuluar familjen apo dikë tjetër. Është ai që i mëson fëmijët si të ndërtojnë lidhje të bazuara në besim dhe respekt.

Një baba i vërtetë e i dashur është ai që ua mëson fëmijëve domethënien e sjelljes së mirë. Ai i cili asnjëherë nuk i quan fëmijët apo gruan “të panevojshëm”, “të dobët” apo “budallenj”. Ai i cili asnjëherë nuk e humb temperamentin në atë mënyrë që familja të ndihet e kërcënuar.

Baba i vërtetë dhe i përkushtuar është ai i cili familjen e rëndit si gjënë më të rëndësishme në jetë.

Gjithashtu, një baba i vërtetë është ai për të cilin fëmijët e tij mund të thonë me krenari se e kanë shok të ngushtë dhe mentor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat