Gjashtë mënyra efektive si të qetësoni fëmijët pasi përjetojnë momentet drithëruese të tërmetit

Life style

Gjashtë mënyra efektive si të qetësoni fëmijët pasi përjetojnë momentet drithëruese të tërmetit

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 20:06
Ilustrim

Paniku dhe frika e madhe që përjetohet pas tërmetit prek më së shumti fëmijët

Të mëdhenj e të vegjël u tmerruan nga ky tërmet, por nëse një i rritur mundet në një mënyrë apo në një tjetër ta qetësojë veten, një fëmijë ka nevojë që së pari të ketë prindërit në gjendje t’u ofrojë ndihmë vogëlushëve.

Më poshtë do tregojnë gjashtë këshilla si t’i qetësoni fëmijët pasi përjetojnë lëkundjet e forta të tërmetit.

▪ Mundohuni t’i ruani rutinën e tyre. Bëjini gjërat normalisht, edhe pse mund të jeni diku tjetër, ose po i bëni në një tjetër mënyrë.

▪ Mos i lejoni të kenë akses ndaj medias audivizive apo asaj elektronike. Pamjet katastrofike i shkaktojnë ankth.

▪ Përpiquni maksimalisht të ruani qetësinë. Mos flisni rreth shqetësimeve të mëtejshme që mund të keni, në prani të tyre.

▪ Qëndrojini pranë fëmijës dhe jepni të gjithë ndihmën që mund të kërkojë, por mos e teproni me kujdesin sepse mund të shkaktojë gjendje paniku tek ata.

▪ Lërini të flasin për atë që përjetuan, por përpiquni ta shpërqendroni e t’ua hiqni nga mendja atë ç’ka ndodhi.

▪ Sqarojini ata që edhe të rriturit ndonjëherë nuk e kuptojnë atë që po ndodh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat