Përse në këto momente, duhet të përqafohemi sa më shumë? Këto janë përfitimet e këtij gjesti shprehës

Life style

Përse në këto momente, duhet të përqafohemi sa më shumë? Këto janë përfitimet e këtij gjesti shprehës

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 07:18
Ilustrim

Përqafimi është gjesti më i natyrshëm mes njerëzve. Sigurisht, që jo të gjithë e japin me lehtësinë e një përshëndetje por, nëse do njihnin përfitimet e kësaj ngrohtësie që mund të shkëmbejmë përditë, do ta praktikonin më shpesh

Këto ditë, kur të gjithë kemi qenë të stresuar, gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të dhurojmë më shumë përqafime.

Përqafimi mund të jetë përgjigjja e menjëhershme e një situate të gëzuar, mund të jetë nevojë për ngushëllim, një përshëndetje e thjeshtë, mall etj!

Përqafimi është një ndër mënyrat më të mira për të shprehur emocionet, pa qenë nevoja të flasim. Mirëpo, përqafimet nuk na ndihmojnë vetëm për të shprehur emocionet, kanë efekt pozitiv edhe në ekuilibrat tanë shpirtërorë dhe shëndetin cerebral.

Cilado qoftë arsyeja pse përqafoheni, këtu janë të mirat që vijnë prej tij:

1. Studimet shkencore kanë treguar se një përqafim mund të rrisë ndjeshëm nivelin e oksitocinës, ose siç quhet ndryshe, hormoni i dashurisë, e cila ka efekte të dobishme për shëndetin e zemrës.

2. Më pak stres: Një përqafim mund të reduktojë nivelin e stresit dhe të ketë efekte qetësuese. Të gjithë e dimë, edhe pse kjo dukuri është mjaft e vështirë për t’u shpjeguar, se një përqafim në ditë zvogëlon efektet negative me të cilat na mbush përditshmëria!

3. Përqafimi rrit ndjeshëm hormonet si serotonina dhe dopamina, të cilat kanë efekte qetësuese.

4. Përqafimi stimulon prodhimin e substancave të dobishme për trupin, për të ndihmuar në proceset vetëshëruese. Me pak fjalë, duke mbajtur në krahë një të sëmurë nuk është vetëm një gjest dashurie por edhe përfitim shëndetin e tij.

5. Një studim n Kanada ka treguar se njerëzit që marrin çdo ditë dashuri fizike, si përqafimet dhe përkëdheljet, kanë rrezik më të ulët për t’u prekur nga depresioni apo çrregullime të tjera mendore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat