5 tipet e femrave që nuk durohen nga meshkujt

Life style

5 tipet e femrave që nuk durohen nga meshkujt

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 07:07
Ilustrim

Sipas studiuesve, pesë tipet e femrave që meshkujt nuk mund t’i durojnë janë ato që u pëlqejnë thashethemet, të fiksuarat pas dietave, femrat që vazhdimisht ankohen për familjen, ato që janë të varura nga puna e tyre dhe femrat që mendojnë se dinë gjithçka.

1 – Ato që përgojojnë

Femrat të cilat flasin negativisht për njerëzit e tjerë dhe i konsiderojnë të parëndësishëm, padyshim se do t’i refuzonte çdo mashkull. Kuptohet, që të gjithë flasim nganjëherë, por ndryshe është kur e bën këtë ndonjëherë dhe shumë ndryshe kur e bën këtë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Meshkujt nuk e kuptojnë pse femrat kanë nevojë për të folur për të tjerët, pasi ata ndjekin një logjikë të thjeshtë, ose ndërrojeni atë që ju pengon ose mos flisni më!
2 – E fiksuar pas dietave

Nëse fjalët tuaja më të shpeshta janë: “Nuk mund të pi birrë sepse ka 150 kalori” ose “Duhet të stërvitem çdo ditë”, atëherë meshkujt vështirë se do t’ju kuptojnë, ndërsa edhe më vështirë do të kenë nevojë për shoqërinë tuaj. Ata dëshirojnë femrat që dinë ‘t’i vënë frenat’, të relaksohen dhe ta shijojnë jetën.

3 – Femrat që vazhdimisht ankohen për familjen
Të rrallë janë ata që janë të bekuar me familje ‘të përsosur’, ndërsa nëse nuk jeni në këtë grup, atëherë mos i skandalizoni gjërat. Nëse nuk keni asgjë të bukur për të thënë, është më mirë të heshtni.

4 – Të varura nga puna
Ju pëlqen puna juaj? Shumë mirë për ju, por nuk keni nevojë që të tjerëve t’ua mbushni kokën në lidhje me prezantimin që e keni bërë aq bukur, kolegët, shefin… sepse do ta bëni të qartë se nuk keni asnjë temë tjetër për të folur.

5 – Mendojnë se dinë gjithçka

Disa femra mendojnë se dinë gjithçka dhe sillen sikurse ndonjë trup këshillues. Kanë ndjenjën se duhet të dëgjojnë problemet e të gjithëve rreth tyre dhe t’u gjejnë zgjidhje të përshtatshme. Mbani mend, askush nuk dëshiron të krijojë lidhje me “nënën” e tij!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat