Doni të flini të qetë? Mësoni këto pesë gjëra

Life style

Doni të flini të qetë? Mësoni këto pesë gjëra

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 22:46
Ilustrim

Pas një dite të lodhshme, gjumi është ai që na qetëson, dhe sidomos gjumi i qetë.

Më poshtë do të gjeni pesë këshilla që do ju bëjnë të flini më rehat e më mirë:

Zgjohuni çdo mëngjes në të njëjtën orë

Duke ndjekur një orar të caktuar, ndihmoni organizmin të krijojë një program ditor.

Mundohuni të ekspozoheni për pak minuta në dritën e diellit, çdo ditë

Nëse gjatë gjithë ditës qëndroni larg dritës natyrale atëherë ora juaj biologjike fillon e shpërqendrohet. Vetëm drita natyrale e ndihmon atë të koordinohet sërish.

Ushtrohuni

Duke lodhur trupin gjatë ditës, gjatë darkës do të keni nevojë për çlodhje më shpejt se zakonisht.

Mbani një bllok shënimesh me ato që duhet të bëni ditët në vazhdim

Kjo do ju ndihmojë të jeni të organizuar e të mos keni ankth e mendime kur shtriheni për të fjetur.

Mbajeni celularin larg

Është vërtetuar se drita e telefonit e shpërqendron sistemin njerëzor dhe e mban atë zgjuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat