Si të harroni ish-in me një plan të thjeshtë prej 4 hapash

Life style

Si të harroni ish-in me një plan të thjeshtë prej 4 hapash

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 20:46
Ilustrim

Shkenca tregon se disa ndarje janë kaq të dhimbshme, sa ato mund të krahasohen me humbjen e një anëtari të familjes, mirëpo ka njerëz që thonë se “Koha shëron gjithçka”. Ajo çfarë duhet të dini është se duhet të veproni në mënyrë strategjike nëse dëshironi të lini pas dhimbjet që mund t’ju shkaktojë ndarja me partnerin. Për të mirën tuaj duhet të ndiqni këto hapa:

Shfryhuni për një periudhë kohe

Truri ynë e shoqëron një ndarje me dhimbjen. Në fakt vuajtja psikologjike mund të jetë aq ngacmuese saqë në rastin e çifteve të martuara, ndarja nga bashkëshorti shkakton më shumë stres sesa humbja e një anëtari të familjes. Në një farë mënyre diçka vdes: lidhja dhe e ardhmja e marrëdhënies që keni pasur së bashku. Kjo është arsyeja pse është një ide e mirë të shfryheni një periudhë kohë dhe të pranoni se çdo gjë ka marrë fund.

Mos bini në grackën e idealizmit të marrëdhënies

Marrëdhënia nuk ishte perfekte. Sidoqoftë, pas një ndarje, ne kemi tendencë të harrojmë pjesët e vështira, të romantizojmë pjesët më të mira të marrëdhënies dhe të idealizojmë ish-in. Në vend që të “mburreni” për të shkuarën, provoni të bëni një listë të të gjithë elementëve që e kanë bërë këtë marrëdhënie të dështojë. Mbajeni këtë listë në mendje sa herë ndjeni nevojën për ta telefonuar dhe kujtoni arsyet pse kjo lidhje nuk ka funksionuar.

Refuzoni "kërkesën e miqësisë"

Ai mund të thotë “por, ne mund të jemi miq”. Ju nuk mund të jeni miq dhe këtë gjë e dini të dy. Mos u mashtroni, pavarësisht nëse jeni ndarë miqësisht ose me debate të mëdha-ju të dy nuk mund të bëheni miq asnjëherë.

Eleminoni mundësinë e kontaktit

Pas ndarjes, sugjerohet të mos flisni më me ish-partnerin nëse nuk ju lidh një fëmijë ose diçka tejet e rëndësishme. Nëse dëshironi ta harroni, mos kontaktoni me ta në asnjë mënyrë. Asnjë thirrje telefonike, email ose mesazhe. Sigurohuni që ata të mos shfaqen as në rrjetet tuaja sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat