Mënyra natyrale për të zbutur buzët e thara dhe plasaritura

Life style

Mënyra natyrale për të zbutur buzët e thara dhe plasaritura

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 23:43
Ilustrim

Ka shumë mënyra natyrale për të trajtuar buzët e plasaritura. Disa prej tyre mund t'i gjeni edhe në kuzhinën tuaj. Për të qetësuar dhe ushqyer buzët e plasaritura aplikoni direkt në to produkte të tilla si:

Aloe vera: Ky xhel në brendësi të gjethes së aloe verës përmban vitamina, minerale, antioksidantë dhe anti-inflamatorë të cilat qetësojnë dhe rihidratojnë lëkurën e dëmtuar.

Vaj kokosi: Ky vaj lufton inflamacionin dhe ka veti zbutëse e qetësuese për lëkurën.

Mjaltë: Duke qenë shumë ushqyes, mjalti është një trajtim shumë i mirë për buzët e thata. Ai përmban gjithashtu veti antibakteriale dhe antioksidante të cilat parandalojnë infeksionet që ndodhin kur buzët janë shumë të thata ose plasaritura.

Kastravec: Ai qetëson buzët dhe mund të përmbajë vitamina e minerale që përmirësojnë pamjen e tyre.

Çaj jeshil: I pasur në antioksidantë dhe minerale, çaji jeshil gjithashtu përmban polifenole të cilat reduktojnë inflamacionin. Zhysni një bustinë çaj jeshil në ujtë ngrohtë dhe masazhojeni tek buzët për t'i zbutur dhe larguar lëkurën e tepërt të thatë. Kjo teknikë është më e butë se sa eksfolimi i zakonshëm.

Eksfolioni buzët

Buzët e plasaritura mbulohen nga një shtresë e lëkurës së thatë e cila nuk i lejon përbërësit e përmendur më sipër të veprojnë në zonën e duhur. Mund të përdorni një skrab që përmban sheqer ose sodë buke për të eksfoliuar dhe larguar lëkurën e thatë. Nëse do ta blini skrabin e buzëve, kujdesuni të përmbajë përbërës që ushqejnë dhe zbusin buzët.

Pini ujë

Dehidratimi është një tjetër faktor kryesor kur është fjala për plasaritjen e buzëve. Shumë njerëz nuk e vënë re që janë të dehidratuar, prandaj bëjeni ritual pirjen e ujit në orare të rregullta gjatë ditës.

Përdorni aparat lagështie

Duke kaluar shumë kohë në ajër të thatë e të kondicionuar mund të largoni hidratimin nga lëkura juaj, sidomos në dimër. Pini ujë dhe investoni në një aparat lagështie gjatë dimrit për të siguruar hidratimin e duhur.

Shmangni duhanin

Duhanpirja irriton lëkurën e ndjeshme rreth buzëve duke i tharë ato dhe duke i bërë më të ndjeshme ndaj plasaritjes. Duhani gjithashtu mund të shkaktojë edhe probleme të tjera orale si ulcera e gojës dhe dhimbje të mishrave të dhëmbëve.

Çfarë shkakton tharjen e buzëve?

Moti. Me ardhjen e motit të ftohtë në dimër, qëndrimin në ajrin e thatë, shumë njrëz përjetojnë tharje të buzëve.

Lëpirja e tyre. Kur një persona ka buzë të thata, natryshëm i lëpijnë ato për t'i ushqyer. Por ky ritual e përkeqëson situatën sepse me avullimin e pështymës largohet edhe hidratimi nga sipërfaqja e buzëve.

Përbërësit agresivë:

Disa balsamë buzësh apo produkte të ngjashme përmbajnë përbërës që e përkeqësojnë situatën. Disa prej tyre janë:

-Glicerina

-Kamfori

-Mentoli

-Fenoli

Dëmtimi nga dielli. Ekspozimi i zgjatur në diell mund të shkaktojë dëmtime tek buzët të lidhura me tharjen dhe plasaritjen. Dëmtimi nga dielli mund të çojë edhe në një gjendje të quajtur keratozë e cila shkakton kore dhe plagë në buzë.

Ilaçe të ndryshme. Disa medikamente si antihistaminat, kimioterapia, diuretikët kanë dehidratimin si efekt anësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat