Doni të zgjoheni me flokë si mëndafsh e të rregullta sikur jeni krehur në parukeri? Ja ç'duhet të bëheni para se të shtriheni

Life style

Doni të zgjoheni me flokë si mëndafsh e të rregullta sikur jeni krehur në parukeri? Ja ç'duhet të bëheni para se të shtriheni

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 19:09
Ilustrim

Përpara se të shtrihemi të flemë, gjithsecili prej nesh ndjek një rutinë të caktuar kujdesi për lëkurën. Kjo ndryshon sipas nevojës, kohës që kemi në dispozicion e jo vetëm. Kush një krem hidratant, e kush një maskë, duket se të gjithë bëjmë diçka për lëkurën e fytyrës apo trupit!

Mos vallë harruam flokët? Të gjithë vëmendjen tonë e merr lëkura, e flokët zor se krihen duke bërë që në mëngjes të zgjohemi në gjendjen më të keqe. Në mënyrë që rregullimi i flokëve mos t’ju marrë më shumë se 5 minuta kohë në mëngjes duhet t’i kushtoni rëndësinë e duhur përpara se të flini. Më poshtë Living do të rendisë disa këshilla shumë të vlefshme!

1. Kapini flokët gërshet nëse dëshironi t’i keni me onde në mëngjes . 
2. Aplikoni disa pika vaj kokosi në majat e flokëve për t’i pasur sa më të buta
3. Këllëfët prej mëndafshi reduktojnë ndjeshëm rënien e flokëve dhe elektrizimin. 
4. Nëse keni flokë të hollë mund të përdorni dhe produktet e kujdesit për fëmijët
Produktet e kujdesit të fëmijës të tilla si vajra dhe sprajte janë natyrale dhe shumë herë më me pak kimikate sesa produktet për të rriturit. Mundohuni t’i lani flokët tuaj me shampo fëmijësh, dhe të aplikoni vaj fëmijesh. Në mëngjes ju do të keni flokë të butë e të mahnitshëm dhe do të mbani erë bebe.

5. Përdorimi i pudrës do t’ju krijojë ondet e valëzuara aq shumë të dëshiruara.
Përpara se të shtriheni, aplikoni pak pudër në rrënjët e flokëve. Ky produkt do të thajë yndyrën dhe do të valëzojë flokët tuaj. Vepron si shampo e thatë.
6. Mbështillini flokët me çorape të holla najloni për të shmangur shpupuritjen
7. Përdorni pajisje plastike për flokët pasi të hekurit mund t’ju dëmtojnë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat