Nga kamomili deri tek lëngu i limonit; si t'i çelni flokët deri në tre nuanca pa vënë bojë e kimikate në kokë

Life style

Nga kamomili deri tek lëngu i limonit; si t'i çelni flokët deri në tre nuanca pa vënë bojë e kimikate në kokë

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 19:16
Ilustrim

Stina e verës është periudha kur pamja juaj duhet të jetë në sinkron me natyrën. Ashtu si dielli shkëlqen dhe ju duhet të ndriçoni. Mënyra më e mirë është të çelni ngjyrën e flokëve. Femrat preferojnë ngjyrat e hapura ë verë dhe ato të mbyllurat zakonisht në periudhën e dimrit. Nëse nuk i keni lyer ndonjëherë më parë flokët, keni “frikë” nga nuanca që do t’ju dalë apo thjesht për momentin nuk e keni buxhetin që të lyeni dhe flokët, Living do të ndajë me ju sekretin e “bojës natyrale”. Një zgjidhje e shpejtë, e lehtë, pa kosto dhe tërësisht natyrale që do t’u japë shkëlqim e munguar flokëve tuaj. Me këto dy maska nuk keni pse keni frikë pasi flokët nuk do t’ju dëmtohen. Klikoni faqen tjetër për të mësuar si përgatiten

Maska e parë


Përbërësit: 3 gota të vogla të mbushura me vaj kokosit, 1 filxhan çaj kamomil 5 lugë lëng i pastër limoni, 2 lugë uthull molle dhe 2 lugë mjaltë. Kombinojini dhe përziejini të gjithë përbërësit deri sa të formohet një masë homogjene. Përdorni këtë maskë para se të lani flokët tuaj dhe aplikojeni atë vetëm në majat e flokëve (dmth jo në rrënjë) Sigurohuni ta pastroni tërësisht vajin e koksit nga flokët duke i shpëlarë me ujë të rrjedhshëm.
Maska e dytë është në trajti sprajti 
Për ta përgatitur ju nevojitet 1 filxhan lëng limoni dhe 3 gota çaj kamomil. Përziejini këto të dyja dhe spërkatni flokët. Prisni derisa të thahet (rekomandohet të rrini në diell) pastaj lani flokët Për rezultate më të dukshme , përsëriteni këtë 2 - 3 herë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat