Zbulohet se mësuesja kishte kryer marrëdhënie seksuale me 5 nxënës të saj

Life style

Zbulohet se mësuesja kishte kryer marrëdhënie seksuale me 5 nxënës të saj

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 19:29
Fiona Viotia

Ish-modelja Fiona Viotia, 30 vjeçe, e cila u bë mësuese në një shkollë katolike djemsh në Afrikën e Jugut, u vu nën hetim pasi dyshohej se kishte kryer marrëdhënie me një prej nxënësve. Hetimet zbuluan se ajo kishte kryer me të paktën pesë nxënës.

Ajo u shkarkua nga “Kolegji i Peshkopëve Dioqezianë” në Kejp Taun është pas ankesës së prindërve të një studenti 18-vjeçar, me të cilin ajo kishte krijuar një lidhje seksuale e madje kishte nisur të tregohej shumë kontrolluese ndaj tij.

Djali tha se ishte afruar vetë fillimisht me ish-modelen, por më vonë, pasi kishte dashur të ndahej, ajo kishte nisur të bëhej kontrolluese dhe nuk e linte të qetë. Ajo kishte arritur të bëhej kërcënuese e abuzive, dhe ai ishte detyruar t’i tregonte familjes, që ta ndihmonin.

Shkolla është një nga më të famshmet në vend, dhe skandali ka marrë vëmendje edhe përtej detit, pasi Fiona është e martuar me një person të njohur në botën e sportit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat