6 mënyra si të qëndroni ngrohtë në veturë, nëse nuk keni kondicioner

Life style

6 mënyra si të qëndroni ngrohtë në veturë, nëse nuk keni kondicioner

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Mungesa e kondicionerit në veturë gjatë stinës së dimrit kur temperaturat janë të ftohta është një sfidë në vete. Secili shofer duhet të gjejë mënyra për t’i shpëtuar ftohjes në këto kushte.

Më poshtë ju sjellim 6 mënyra se si të qëndroni ngrohtë në makinë, nëse nuk keni kondicioner:

1. Mbani një ngrohës të vogël.

Një ngrohës portativ në makinë, do ju shpëtojë nga i ftohti i dimrit. Ajo futet në prizën e makinës, dhe do ngrohë ambientin brenda saj.

Mbani batanije normale në veturë.

2. Nëse është shumë ftohët jashtë dhe vetura nuk ka kondicioner, dritare.net ju sugjeron të mbani një batanije në makinë. Ajo do ju mbajë ngrohtë dhe nuk do lejojë depërtimin e të ftohtit te ju.

3. Blini një mbështjellës timoni me ngrohës.
Nëse nuk keni kondicioner në makinë, duart në timon janë të ngrira, pasi janë në kontakt me ajrin e ftohtë. ju sugjerojmë të blini një mbështjellës timoni me ngrohës. Udhëtimi juaj do jetë më i qetë dhe me i ngrohët.

4. Ndizeni veturën herët.

Nëse vetura juaj nuk ka ngrohëse, ju sugjerojmë ta ndizni atë 10 ose 15 minuta para udhëtimit. Motori do të shtojë ngrohjen, dhe mjeti do ngrohet disa gradë brenda.

5. Përdorni një mbulesë xhami.

Një mbulesë xhami, do mbajë larg borën dhe akullin në makinën tuaj. Kjo mbulesë i ka skajet magnetike, dhe e bën shumë të lehtë për ta vendosur dhe për ta hequr.

6. Blini një mbulesë ngrohëse për sedijen.

Vetëm sepse makina juaj nuk është edhe aq e bukur dhe pa ngrohje, nuk do të thotë që nuk mund të ngrohet asnjëherë. dritare.net ju sugjeron të blini një mbulesë për sedijen, që të mbani ngrohte trupin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat