Dy arsye pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Life style

Dy arsye pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Më në fund fustani që ia kishit vënë syrin prej kohësh, u bë i juaji.  Kishit menduar sa e sa kombinime në mendjen tuaj dhe tani nuk ju mbetet asgjë vetëm t’i realizoni. POR më parë duhet të lani fustanin! Shumica e njerëzve mendojnë se larja e veshjeve të reja para se t’i veshin ato do të prishë pamjen e tyre. Nëse jeni në mesin e atyre që mendoni se larja e rrobave pasi i blini nuk është e nevojshme, do e mendoni sërish pasi të mësoni se çfarë mund të ndodhë nëse i vishni direkt veshjet nga rafti i dyqaneve.

Është koha të ndaloni së supozuari se këto rroba janë të pastra vetëm sepse ato janë të reja. Testet dhe studimet kanë treguar se ato jo vetëm që janë të pista, por gjithashtu janë të mbuluara me komponime që mund të çojnë në acarime të lëkurës ndër të tjera. Sipas Philip Tierno, drejtori i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë në Universitetin e Nju Jorkut, ka dy arsye kryesore se pse është kaq e rëndësishme që të lani veshjet e reja para se t’i vishni.

Veshja e këtyre rrobave nga njerëz të ndryshëm, magazinimi, ekspozimi për një kohë të gjatë, ndotin  veshjet dhe sipas z.Tierno, të brendshmet dhe veshjet intime kishin treguar nivelet më të larta të ndotjes dhe mikroorganizmave, nga ato të infeksioneve mykotike të rrugëve respiratore e deri tek lëkurat e vdekura. Mund të ketë gjithashtu disa organizma që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme, duke përfshirë MRSA, salmonelën, infeksionin maja, streptokokun dhe hepatitin A. Të gjitha këto probleme mund të lindin nëse vishni rroba të palara, të veshura nga njerëz të tjerë.

Ngjyruesit artificiale nuk gjenden vetëm në ushqime, por edhe në veshje. Nëse nuk i lani ato para se t’i vishni, këto kimikate mund të çojnë në acarim dhe madje edhe probleme të tjera shëndetësore. Një bojë që përdoret zakonisht është azo-anilina, e cila mund të shkaktojë alergji të butë lëkure. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, kjo mund të çojë në skuqje, tharje dhe kruarje. Formaldehida është gjithashtu një kimikat që përdoret në shumë artikuj veshjesh për të minimizuar rrudhosjen, por që mund të shkaktojë jo pak probleme dermatologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat