Si të përgatisim lulet barbaroza për dimër: Si të jenë këto lule tuaja të dendura dhe të lulëzojnë shumë

Life style

Si të përgatisim lulet barbaroza për dimër: Si të jenë këto lule tuaja të dendura dhe të lulëzojnë shumë

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 19:25
Ilustrim

Lulet barbaroza lulëzojnë çdo vit, nëse futen në hapësirë të mbyllur para se të fillojnë ngricat

Barbaroza është pjesë e familjes botanike Geranium që përmban 200 varietete bimësh dhe lulesh. Të përgatitura për dimër, ato mund të presin pranverën e ardhshme në bodrume të cilat kanë dritë.

Për barbarozën është optimale drita vendndodhjes me temperaturë prej 5 deri në 12 gradë Celsius. Meqenëse nuk kanë kërkesa të larta për dritë, u mjafton vendi në afërsi të dritares.

Dimrit vetëm herë pas here i ujisni, sepse ato depozitojnë ujin në degët e trasha. Dheu duhet të ketë pak lagështi. Këtë lule nuk duhet ushqyer deri në mars.

Barbaroza shpesh lulëzon edhe në vjeshtë, posaçërisht nëse netët janë të këndshme. Nga fundi i vjeshtës duhet t’i hiqen të gjitha fletët, edhe të njomat edhe të vyshkurat, në mënyrë që kërcelli të kursejë energjinë.

Është e domosdoshme t’i eliminohen fletët e vyshkura. Natyrisht, shumica e fletëve bien gjatë dimrit mirëpo pjesët e vyshkura më mirë është t’i heqim me dorë.

Prerja është variant i keq, sepse do të mbeten vetëm degë të shkurtra. Krasitja është pjesë e rëndësishme e kujdesit.

Në mënyrë që gjatë dimrit të jenë më të dendura dhe me shumë lule, në tetor apo në mars duhet krasitur. Të gjithë filizat e vegjël duhet prerë në mënyrë që të mbeten vetëm kryesorët.

Image
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat