Të ndihmosh një partner të stresuar - Bota Sot
Të ndihmosh një partner të stresuar

Life style

Të ndihmosh një partner të stresuar

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 11:11
Ilustrim

Lidhja e dashurisë jo gjithmonë është fushë me lule. Ka ditë që ndjejmë gjithë lumturinë e botës, ka të tjera ku nuk jemi edhe aq të kënaqur. Kjo për shkak edhe të problematikave që përbëjnë përditshmërinë tonë. Në kohën që jetojmë, stresi është bërë armiku më i madh i njerëzve dhe pa dyshim ndikon mjaftueshëm në një lidhje. Po si t’ia bëni kur partneri juaj shfaq shenja të dukshme të stresit? Si ta ndihmoni atë? Ndiqni këshillat tona…

1-PËRSHTATNI një sjellje dashamirëse, por të qëndrueshme pa lejuar tronditjen emocionale nga dinamika e stresit. Shmangini konfliktet, duke e ditur që një person i stresuar mund të ketë shpesh ndryshime të paparashikueshme humori.

2-NDIHMONI partnerin dhe analizoni faktet dhe shkaqet që e kanë krijuar gjendjen stresante dhe mendoni zgjidhjet. Për ta bërë këtë dëgjojeni pa e gjykuar: zgjidhjet mund të jenë më shumë sesa një.

3-SHPËRQENDROJENI partnerin nga mendimet fikse, duke i propozuar një shëtitje në park ose një seancë noti në pishinë për të shkarkuar nervat. Kujdesuni duke i bërë një masazh ose me një drekë të lehtë me ushqime të thjeshta e të freskëta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat