Jeni lodhur nga prerjet e këqija të flokëve? Tani, bëni si francezet!!!

Life style

Jeni lodhur nga prerjet e këqija të flokëve? Tani, bëni si francezet!!!

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 18:23
Ilustrim

Flokët, thuhet, janë gjithcka për fytyrën. Kur nuk ndihesh mirë me pamjen tënde, kjo mund të ta “helmojë“ ditën, dhe për shumë njerëz, kthehet në arsye irritimi.

Një prerje e keqe, do të lërë pasoja për një periudhë jo të vogël, dhe ajo mund t`I ndodhë kujtdo. Si ta mbash nën kontroll gjendjen kur ulesh në karrigen e parukierit? Stilistët kanë disa këshilla.

E para, mos u lodhni me shpjegime, merrni foto me vete, ama përpiquni të gjeni atë që iu përshtatet me formën e fytyrës apo llojin tuaj të flokut. Sepse personi në foto mund të ketë karakteristika krejt të tjera.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

It’s Officially Bang Season Y’all !! @theoliviarae and I say so! ✂️✂️✂️

A post shared by Ryan Austin Kazmarek (@ryanaustinhair) on

Hiqni dorë nga zhargoni, mos përdorni shprehje teknike, tregojini shkurt dhe thjeshtë se cfarë dëshironi.

Kur vjen fjala tek vendimet e mëdha, bëjani të qartë se “Jo“ do të thotë “JO“.

Image

Dhe kur gjeni një parukier të besuar, epo besojini vërtet, dhe merrjani parasysh këshillat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat