Maskë me kos dhe kakao për flokë me shkëlqim

Life style

Maskë me kos dhe kakao për flokë me shkëlqim

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Kjo maskë zbut, ushqen dhe përmirëson teksturën e flokëve. Që pas aplikimit të parë të saj do t’i ndjeni ndryshe flokët tuaj: më të lëmuar, më të plotë dhe më të shndritshëm.

Nëse nuk doni të shpenzoni për tretmane rigjeneruese të flokëve tek specialistët, atëherë ‘përkëdheleni’ veten 1-2 herë në muaj me një maskë të tillë.

Përbërësit:

Dy lugë gjelle kakao pluhur

Dy lugë gjelle kos

Një lugë gjelle vaj kokosi (ose vaj ulliri, vaj lini, vaj bajamesh)

Dy lugë gjelle balsam

Përgatitja:

Në një tas hidhni kosin dhe më pas vajin e kokosit (ose një miks vajrash sipas dëshirës, në këtë rast disa pika prej tyre).

Vazhdoni duke shtuar balsamin dhe kakaon pluhur. Më pas përzieni derisa të krijohet një masë homogjene, pa kokrra.

Aplikojeni tek flokët me ndihmën e një furçe, nga gjysma e gjatësisë tek majat. Në fund, mbështillni flokët me qese dhe lëreni maskën të qëndrojë në flokë për 15 minuta.

Shpëlani flokët me ujë të vakët dhe vazhdoni me shampon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat