Këto tri gjëra çdo baba duhet t’ia thotë fëmijës së tij

Life style

Këto tri gjëra çdo baba duhet t’ia thotë fëmijës së tij

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Një baba ndan disa gjëra kritike që çdo baba duhet t’ia thotë fëmijës së tij, pasi që babai i tij nuk ia ka thënë asnjëherë.

Një baba i quajtur Tor ka vendosur t’i ndajë 3 gjërat që domosdoshmërisht çdo prind duhet t’ia thotë fëmijës. Personi i quajtur Tor tregon se është rritur në një familje të ngrohët dhe që babai i tij e ka dashur shumë. “Isha 38 vjeçar kur babai na la, edhe pse isha një njeri i rritur, ishte shumë e vështirë ta përballoja humbjen e tij” – tha Tor.

Të gjithë kemi nevojë për këshillat dhe fjalët e babait pa marr parasysh se sa të rritur jemi, por fatkeqësisht  unë nuk i kam marr të gjitha ato pa marr parasysh se sa shumë më donin prindërit, transmeton lajmi.net.

Janë disa gjëra që specifikisht duhet t’ia thoni dhe mësoni fëmijës e këto i gjeni më poshtë:

Unë besoj në ty

Kjo është diçka që çdo vajzë dhe djalë i vogël duhet ta dëgjojë shumë shpesh nga babai i tyre.

Kur fëmijët tanë përballen me sfida dhe dështime, ne duhet t’i mbajmë dhe t’ia kujtojmë që ne jemi aty për ta dhe se ne besojmë tek ta, kjo do ia jep atyre besimin e duhur dhe nuk do të zhgënjehen me jetën.

Dua të shpenzojë kohë me ty

Prindërit e mi kanë punuar shumë për t’i ushqyer 5 fëmijët e tyre. Edhe pse babai ynë na ka dashur, ai nuk ka shpenzuar shumë kohë me ne.

Mos keqkuptoni, ai ishte në shtëpi me ne me kuptim pozitiv, por ai nuk ka bashkëvepruar rregullisht individualisht me ne.

Ju duhet të uleni dhe të shpenzoni kohë me fëmijën tuaj, të luani, të shëtisni me ta, të krijoni kujtime të mira. Fëmijët kanë nevojë për këtë gjë.

Jam krenar me ty

Është një numër i madh i meshkujve që nuk e kanë dëgjuar babanë e tyre duke iu thënë “jam krenar me ty”.

Nuk e di pse ata nuk e thonë këtë fjalë më shpesh, as edhe ndonjë shok i imi nuk e kanë dëgjuar këtë fjali nga baballarët e tyre.

Nuk e kuptoj se pse.

Bota do të ishte më ndryshe nëse fëmijëve iu thuhet nga babai i tyre se janë krenar me ta individualisht.

Nuk po flas për arritjet e tyre, në një pikë të gjithë fëmijët bëjnë diçka që i bënë baballarët të jenë krenar.

Kur vjen puna për të rritur fëmijë, dashuria dhe siguria janë në top listën e nevojave të fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat