Jam vetëm, sepse e dua veten shumë e s’mund të rri me cilindo

Life style

Jam vetëm, sepse e dua veten shumë e s’mund të rri me cilindo

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 16:50
Ilustrim

Ne jetojmë në një shoqëri ku të qenit beqar shoqërohet me vetminë dhe trishtimin, por sa njerëz janë në çift dhe megjithatë ndjehen tmerrësisht të vetmuar?

Ka shumë arsye pse një person vendos të mos e lidhë veten në mënyrë romantike me një tjetër dhe të përpiqesh t’u shpjegosh atyre që vazhdimisht pyesin “Kur do fejohesh?” ose “Kur po martohesh?”, do të ishte plotësisht e kotë. Një humbje energjie, edhe sepse rezultati do të ishte një fytyrë e dhembshur.

Ka kaq shumë njerëz që janë beqarë sepse nuk kanë gjetur ende një bashkëshort shpirtëror ose sepse nuk mund të lidhen me atë që mendojnë se është i duhur, apo edhe thjesht për zgjedhje. Dashuria kërkon kohë, vëmendje, kujdes, gjë e cila nuk mund të jepet në çdo kohë.

Të jesh beqar do të thotë të duash veten dhe jo domosdoshmërisht të gjesh vend në krahët e çdo personi, vetëm për të kënaqur ata që duan që fejohesh e të hysh në një marrëdhënie.

Ajo që ka vërtet rëndësi sot është të jetosh e lumtur. Nuk ka rëndësi nëse vetëm apo në çift.

Në një moshë të caktuar, njeriu arrin atë pjekuri që na bën të kuptojmë se për të qenë të lumtur na duhet vetëm vetja jonë. Lumturia nuk gjendet tek një person tjetër, por brenda nesh.

Të qenit beqar është një fazë e rëndësishme në jetën e secilit dhe na ndihmon të kuptojmë se kush jemi dhe çfarë dëshirojmë me të vërtetë, nga vetja dhe nga jeta, shkruan bota.al. Kur jeni beqarë jetoni përvoja që në çift nuk do të jetonit kurrë dhe mësoni një gjë shumë të rëndësishme: të mjaftohesh me veten tënde.

Askush nuk mund ta dojë një person tjetër nëse nuk mësojmë së pari të duam veten. Dhe është pikërisht duke e dashur veten që ne e kuptojmë se nuk ia vlen të jesh me askënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat