Qëndrimi në shtëpi në vend që të dilni jashtë është një simptomë e inteligjencës

Life style

Qëndrimi në shtëpi në vend që të dilni jashtë është një simptomë e inteligjencës

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 14:56
Ilustrim

A preferoni të qëndroni në shtëpi dhe të mos dilni? Atëherë jeni më të zgjuar. Kjo gjë është zbuluar nga një studim i cili do t’iu bëjë që të gëzoheni më shumë për çdo patatinë të ngrënë në shtrat. Ka shumë njerëz që preferojnë të kalojnë ditët e tyre të pushimit në divan, në shtëpi. Ka nga ata që shohin një film, ata që përgatisin diçka të mirë për të ngrënë, ata që lexojnë ose ata që i kushtohen vetes me maska të përgatitura vetë. Sidoqoftë, të qëndrosh brenda katër mureve të shtëpisë është shumë më joshëse sesa të kalosh një mbrëmje mes bareve dhe restoranteve.

Ka ndodhur që të gjithë të kalojnë periudha (ose një jetë të tërë!) në të cilat qëndrimi në shtëpi është shumë më joshës sesa një natë mes koktejeve dhe diskove. Shpesh kur vjen fundjava, shumë njerëz preferojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe të shijojnë atmosferën e brendshme në vend që të guxojnë dhe të dalin jashtë, natën vonë.

Nëse përveç aperitivëve dhe mbrëmjeve në klube, zgjidhni  pizhamet, një film të mirë dhe një pica të këndshme, do të viheni shpesh nën shënjestrën e miqve tuaj, me akuzën se jeni dembel dhe nuk doni të dilni jashtë shtëpisë. Megjithatë nga do të keni një armë për të mbrojtur veten nga ngacmimet. Sipas disa shkencëtarëve, ata që kalojnë mbrëmjet e tyre mes katër mureve janë shumë më të zgjuar se të tjerët.

Profesori Norman P. Li i Universitetit të Singaporit dhe Dr. Satoshi Kanazawa i Shkollës Ekonomike në Londër kanë publikuar një studim që trajton këtë temë. Falë një ekipi shkencëtarësh, ata kryen një studim mbi shëndetin mendor dhe nivelin e kënaqësisë personale të fëmijëve britanikë mes 18 dhe 24 vjeç.

Rezultati? Ata që qëndrojnë në shtëpi dhe preferojnë të qëndrojnë vetëm, në fakt janë shumë më inteligjentë se të tjerët. Evolucioni na ka bërë të jetojmë në grup, por, siç shpjeguan autorët e studimit, “individët shumë inteligjentë kanë tendencë të kenë preferenca të panatyrshme. Gjëja më e natyrshme për njeriun është të kërkojë shoqërinë e të tjerë, njerëzit inteligjentë priren ta kërkojnë atë më pak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat