Këto gjëra duhet t’i shmangin gratë kur diskutojnë më të dashurit e tyre

Life style

Këto gjëra duhet t’i shmangin gratë kur diskutojnë më të dashurit e tyre

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Komunikimi i bashkon dy njerëz. Në një ditë të lodhshme, të gjithë dëshirojmë të kemi dikë që në fund të ditës të ia tregojmë çdo detaj të ditës.

Por, ndonjëherë duhet të kemi të qartë disa tema që nuk duhet t’i diskutojmë me partnerin, nëse dëshirojmë ta mbajmë lidhjen. Ne e kuptojmë dëshirën që çdo grua e ka për të diskutuar çdo gjë me partnerin, mirëpo disa diskutimi i bëjnë dëme lidhjes.

Më poshtë i gjen ato.

Nuk duhet të diskutoni dhe të i tregoni që nuk e pëlqeni familjen e tij e sidomos nënën

Të gjithë jemi posesivë kur është fjala për prindërit dhe familjen. Duhet të krijoni një lidhje të shëndetshme me prindërit e tij, edhe pse nënat shpesh herë kanë tendencë për ndonjë fjalë të rëndë, në këtë raste ju duhet të mundoheni të i qartësoni gjërat me të, e jo të flisni me partnerin.

Sekretet që shoqet/shokët e juaj i kanë ndarë kur keni dalë për kafe

Një lidhje e shëndetshme është e ndërtuar në detaje të vogla që i ndani me partnerin tuaj. Kjo e forcon lidhjen tuaj dhe krijoni më shumë besim tek njëri tjetri.

Por, nëse shoqja juaj e ngushtë ka ndarë sekretin më të madh të jetës së saj me ju, atëherë mos e ndani atë me partnerin tuaj. Kuptohet, që ju i besoni atij me sekretet tuaja, por shoqja juaj do të humbte besimin tek ju.

Për financat e tij

Një lidhje e shëndetshme është kur ecni në të njëjtën rrugë se bashku. Por të diskutoni për financat dhe shpenzimet e tij nuk është një ide e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat