Kam humbur shumë trena në jetën time, por do të mbërrij se s’bën në destinacion!

Life style

Kam humbur shumë trena në jetën time, por do të mbërrij se s’bën në destinacion!

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Sa herë kemi menduar për gjithçka kemi humbur dhe na ka ikur? Ne mendojmë për të kaluarën, njerëzit që kemi lëmë të ikin, apo për punën dhe faktin që mund të kishim bërë më shumë.

E kaluara dhe përvojat tona janë thelbësore për të tashmen dhe për njerëzit që jemi sot. Shpesh mendojmë se kemi humbur trenin, shansin e jetës, pa menduar se askush nuk na ndalon t’i japim vetes një mundësi të dytë, të tretë ose të katërt.

Marrja e një vendimi

Zgjedhja nuk është kurrë gjë e thjeshtë: nganjëherë na ndodh që të reflektojmë me orë të tëra edhe për vogëlsira. Çdo ditë e gjejmë veten duke marrë shumë vendime të vogla që do të ndryshojnë ditën tonë ose jetën tonë, ndonjëherë në mënyrë të konsiderueshme, ndonjëherë në mënyra që nuk i kishim imagjinuar kurrë.

Fat apo përgjegjësi?

Pavarësisht nga bindjet personale, edhe nëse një gjë nuk shkoi siç shpresuam, ne nuk duhet të harxhojmë patjetër kohën tonë duke fajësuar veten. Përkundrazi, duhet të përveshim mëngët dhe të shkojmë drejt objektivit që kemi.

Një rreth vicioz

Besimi se kemi humbur një tren dhe si pasojë, një mundësi për lumturinë tonë, na bën të hyjmë në një rreth vicioz emocionesh negative dhe fajësimi, për atë që ndodhi dhe si mund të kishin shkuar gjërat.

Gjërat ndryshojnë

Gjërat ndryshojnë dhe ato do të vazhdojnë të ndryshojmë, edhe nëse ne rrijmë duarkryq duke parë atë tren që lëviz me shpejtësi, shkruan meb. Kjo është arsyeja pse duhet të ndërgjegjësohemi për skenarin e ri që qëndron përpara nesh pas një ndryshimi, dhe ta përballojmë atë.

Ne e kemi idealizuar aq shumë të famshmen. “carpe diem” (rrok momentin), sa shpesh ky pretendim na vë nën presion. Shfrytëzimi i momentit nganjëherë nuk është i mjaftueshëm sepse pa vullnetin dhe fuqinë tonë, nuk ka kuptim as edhe goditja më e madhe e fatit që mund të na vijë.

Dhe nëse nuk e rrokëm momentin, nëse e humbëm atë tren që dukej më i rëndësishmi, nuk është një dramë. Falë vullnetit tonë ne mund të krijojmë mundësi të reja dhe të pafundme.

Nuk do të jetë asnjëherë momenti i duhur

Ne kemi të drejtë dhe detyrë të mos qëndrojmë duarkryq. Gabimi më i madh, në të vërtetë, është të qëndroni të paduruar, në pritje të një treni tjetër, që ai të vijë në kohën e duhur. Por kurrë nuk do të jetë koha e përsosur për të arritur qëllime ose ëndrra, përveç të tashmes.

Sa histori fantastike është jeta!

Ka shumë trena që kalojnë në stacion: kush mund të na e thotë se cili do të jetë ai i duhuri? Jeta na ofron mundësi të shumta për të qenë të lumtur, por varet nga ne që t’i rrokim ato dhe t’i bëjmë tonat, ditë pas dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat