Të sëmurë emocionalisht nga ligësia e të tjerëve…

Life style

Të sëmurë emocionalisht nga ligësia e të tjerëve…

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 16:04
Ilustrim

Shumë njerëz sot rrezikojnë të sëmuren emocionalisht, pasi xhelozia po përhapet gjithnjë e më shumë në popullatën tonë, gjë që i bën njerëzit të kënaqen nëse të tjerët janë të sëmurë. Këta njerëz flasin keq, bisedojnë dhe krijojnë histori vetëm për të trishtuar ata që janë viktimat e ditës.

Të sëmurët emocionalisht është pasoja më e dukshme. Kjo është ajo që ne e quajmë “ligësi falas” dhe është dhënë kryesisht nga teknologjia. Tashmë kjo është përhapur në shoqëri, tek çdo moshë dhe epokë dhe neglizhon gjërat më të rëndësishme siç janë: afeksionet, marrëdhëniet dhe ndjenjat.

Ne jemi dëshmitarë të një varësie të vërtetë nga celulari, i cili brenda një çifti largon vëmendjen dhe kohën për partnerin, duke bërë që personi që kemi përkrah të humbasë besimin dhe vetëvlerësimin. Telefoni kërkon vazhdimisht vëmendjen tonë, mes mesazheve, bisedave, njoftimeve, duke bërë që ne të humbasim fillin e asja që ishim duke thënë. Mbi të gjitha, vuajnë marrëdhëniet, të cilat ne po i zëvendësojmë me ndërveprime shoqërore me cilësi të ulët dhe empatike.

Ne po i lëmë pas dore dhe po i injorojmë njerëzit, duke i dhënë gjithnjë e më shumë përparësi ekranit të telefonit, duke rrezikuar gjithashtu edhe historitë e dashurisë. Kthimi në ligësi manifestohet mbi të gjitha kur jeni prapa një ekrani të ftohtë të kompjuterave, celularit ose tabletit. Sepse këta njerëz nuk janë parë, nuk e zbulojnë fytyrën e tyre, duke mbetur anonimë. Sidoqoftë, ata nuk e kuptojnë se duke vepruar në këtë mënyrë ata dëmtojnë shpirtin e disa njerëzve.

Askush nuk interesohet për askënd pas një ekrani

Në rrjetet sociale, nuk ka asnjë rregull dhe askush nuk kujdeset se mos lëndojë tjetrin. Askush nuk interesohet për askënd. Një term që do të përdoret për këta individë do të ishte: luanët e tastierës. Në kohën e sotme ka shumë (për fat të keq) njerëz që flasin keq, që përhapin thashetheme të këqija pa motivim, që gjykojnë dhe flasin vetëm sepse nuk dinë të duan, sepse ata vetë nuk kanë qenë kurrë të dashur dhe prandaj nuk e njohin këtë fjalë. Pasoja më e qartë e gjithë kësaj është se shumë njerëz sëmuren emocionalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat