Horoskopi vjetor për të lindurit në shenjën e Peshores

Life style

Horoskopi vjetor për të lindurit në shenjën e Peshores

Më: 8 janar 2020 Në ora: 06:43
Foto ilustrim

Horoskopi i hollësishëm vjetor për vitin 2020 parashikon për Peshoret vit plot punë, por edhe lumturi! Harmonia, vitaliteti dhe prirja për të bukurën dhe artin…

Peshorja është shenja e vetme e horoskopit e cila simbolikisht është e përfaqësuar me objektin – Peshoren.

Ajo simbolikë nuk është e vështirë të kuptohet – funksioni i peshores u është i njohur të gjithëve, mirëpo sjellja e njerëzve të lindur në këtë shenjë shpesh për të tjerët është e pakuptueshme.

Peshorja vazhdimisht është në proces balancimi, përkatësisht në proces të vendosjes së ekuilibrit. Ekuilibrii vendosur një herë nuk është i përhershëm, kështu që procesi i mbajtjes së ekuilibrit, te Peshoret, është i vazhdueshëm dhe e karakterizon mënyra e saj themelore e funksionimit.

Te këta njerëz kurrë nuk dihet kur do të jetë i vendosur ekuilibri, përkatësisht kur do të jetë i çrregulluar.

Horoskopi për 2020-n ju premton që ky vit do të jetë i tillë që avancimi tuaj personal dhe mirëkuptimi i brendshëm të kenë ndryshime të fuqishme në jetën tuaj. Do të ketë mjaft udhëtime të shkurtra dhe plot interaksione me miqtë tuaj më të afërt, si edhe me bashkëpunëtorët e rinj.

Personalitetin të cilin do t’ia tregoni botës do të jetë personalitet i vendosmërisë dhe i forcës, me shumë respektim. Do të bëhesh edhe më i fortë për t’i arritur ëndrrat tuaja dhe për t’i shndërruar në qëllime afatshkurtra dhe afatgjata.

Fëmijët luajnë rol shumë të rëndësishëm në vitin e ardhshëm, madje kjo mund të thotë të keni foshnjë në jetën tuaj së shpejti, nëse jeni të martuar apo madje mund të paraqesë fëmijën tuaj shpirtëror.

Qasja dhe besimi në forcën të cilën e posedoni dhe forcën që të vazhdoni përpara janë ende zonë e rëndësishme në të cilën duhet të punoni.

Viti i ri fillon me vizionin e ri mbi gjërat dhe jetën në përgjithësi, 2020-a është vit i marrëdhënieve dhe i lidhjeve për Peshoret. Dhe kur flasim për lidhjet, mendojmë për të gjitha llojet e lidhjeve: profesionale, miqësore, familjare, dashurie dhe të tjera.

Puna dhe karriera

Peshoret do të kenë impuls që të punojnë më shumë këtë vit. Edhe ju do të keni më shumë prirje të punoni në pasionet tuaja në vitin 2020. Kështu do të jeni dukshëm të ngarkuar në këtë vit, mirëpo së paku do të jeni të lumtur!

Mos u ndieni fajtor nëse ngadalësoni veten këtë vit, sepse edhe ju meritoni pushim, kohë pas kohe. Mbrojeni këtë vit me punën tuaj. Gjithashtu, mos u ndieni sikur jeni të detyruar të jeni i vetëm në punë.

Puna me të tjerët mund t’ju ndihmojë t’i arrini shumë gjëra për më pak kohë. Pranoni punën ekipore në vendin e punës, posaçërisht gjatë Merkurit retrograd të 2020-s e ajo është: 18 shkurt 2020 (Ujori) – 9 mars 2020 (Peshqit); 19 qershor 2020 (Binjakët) – 11 korrik 2020 (Gaforrja); 16 tetor 2020 (Peshorja) – 2 nëntor 2020 (Akrepi).

Kur është fjala për buxhetin tuaj, do të keni më pak shpenzime. Mirëpo shpenzimet me të cilat duhet patjetër të merreni me siguri do të lënë një gropë në buxhetin tuaj.

Ju këshillohet që të provoni të kurseni para kur keni tepricë. Mënyrat e reja dhe kreative të fitimit nga puna e re janë në horizont gjatë 2020-s dhe deri në vitin të vitit 2021.

Kjo është koha si asnjëherë më parë në jetën tuaj. Partneriteti afarist do të mund të ketë ndonjë sfidë në pranverën e hershme. Atëherë është i mundshëm ndërtimi i themeleve të forta të punës suaj.

Vitet e fundit kanë sjellë shërim në jetën tuaj, posaçërisht kur është fjala për punën tuaj dhe jetën profesionale. Do të jeni i shpërblyer për gjithë angazhimin e shtuar të cilin e keni investuar gjatë viteve të kaluara.

Kjo është koha e rezultateve për ju. Kjo gjithashtu është kohë e ambicieve, avancimeve të imazhit tuaj dhe afarizmit efikas. Do të shihni profesionalizmin tuaj të lartë dhe produktivitetin dhe të gjitha qëllimet do t’i arrini.

Kënaquni me këto. Tashmë keni paguar çmimin për to. Paraja dhe financat vazhdimisht janë në nivel të lartë dhe mund t’i shfrytëzoni resurset e reja, të pazakonshme dhe ende të pazbuluara.

Bëhuni zemërgjerë, por mos e shpenzoni kot kapitalin e fituar me mund të madh, posaçërisht në shkurt dhe mars apo në vjeshtën e hershme kur do të mundë të keni ide të paqarta.

Ju do të keni mundësi të fitoni para në çdo hap. Mësimi i shkathtësive të reja, ndërmarrjet e reja dhe ambientet e reja, të gjitha do të rezultojnë me një mal parash për ju. Keni punuar gjatë dhe me këmbëngulje në prapavijë disa vite dhe ka ardhur koha të arrini në qendër të vëmendjes.

Truku kryesor për gjithë këto do të jetë – ekuilibri. Kërkoni këshilltarë të rinj dhe këshilla të reja. Deri në pranverën e hershme ndoshta do të jetë koha kur do t’ju duket që paraja thjesht po kapet pas ju, andaj përmbajuni rregullave për kursime dhe ruani ato, njësoj si edhe në muajt e vonshëm të verës.

Shëndeti

Yjet për 2020-n ju këshillojnë që këtë vit do të duhej të fokusoheshit në shëndetin tuaj. Disa muaj të parë të vitit do të mbusheni me energji, prandaj patjetër shfrytëzojeni këtë energji.

Peshoret janë të njohura për atë që janë përtacë kur është fjala për ushtrimet, prandaj përpiquni që ta ndryshoni këtë stereotip tuajin.

Përpiquni që të mos bëheni të në ushqim. Përmbahuni nga ushqimi i ëmbël dhe i yndyrshëm.

Shëndeti juaj do të jetë i kënaqshëm në interesimin tuaj më të madh për metoda alternative shëndetësore dhe kjo do t’ju sjellë lidhjen e pritur një kohë të gjatë me natyrën tuaj të balancimit intuitiv shërues.

Kjo është kohë e shërimit. Dhe kjo jo vetëm për ju, por edhe për të tjerët të cilët janë në afërsinë tuaj, transmeton Telegrafi.

Energjia do të duket pothuajse joshëse magnetike dhe pozitive dhe këto metoda alternative dhe praktike, të cilat mundeni lehtë t’i fusni në jetën tuaj, do të rezultojnë pothuajse me rezultat të pashpjegueshëm kur është fjala për forcën tuaj të përmirësuar, qëndrueshmërinë e trupit dhe mendjes, si edhe të ekuilibrit.

Ajo që më parë është dukur iluzore për shëndetin tuaj, tani mund të ndërtohet lehtë dhe natyrshëm.

Shëndeti fiton në cilësi shpirtërore, madje do t’ju shërbejë mirë, sepse 2020-a do të jetë edhe me pasuri dhe me zgjerim edhe më të madh.

Dashuria

Yjet për 2020-n ju parashikojnë që nëse keni pasur probleme në marrëdhënie në të kaluarën, nuk duhet të brengoseni për to në këtë vit.

Ekziston një shans i vogël për shqetësim në lidhjen tuaj këtë vit dhe një shans shumë i madh për harmoni brenda marrëdhënies tuaj.

Kujdesuni që të mos i harroni leksionet mbi dashurinë, të cilat i keni mësuar vitin e kaluar. Ato me siguri mund t’ju ndihmojnë edhe këtë vit! Në përgjithësi, do të dëshironi të keni më shumë kontroll mbi jetën tuaj dashurore këtë vit.

Gjithashtu, ju propozohet që të mos lejoni që partneri t’ju orientojë në gjëra të parëndësishme. Dhe mos u lidhni me dikë pranë të cilit nuk do të jeni të lumtur.

Mund të bashkoheni me ndonjë person, nëse jeni të sigurt që nuk do të ndikonte në planet tuaja për të ardhmen.

Kur është fjala për jetën shoqërore me miqtë dhe familjen, ju do të dëshironi të jeni të qetë pranë tyre. Ky nuk është vit serioz për probleme familjare, prandaj kënaquni në kohën që do ta kaloni me familjarët.

Kënaquni me jetën tuaj shoqërore në vitin 2020. Nëse ju intereson a do të ketë risi në familje, nëse jeni të martuar para pak kohësh, kjo varet nga statusi juaj i lidhjes.

Në kohën e eklipsit në muajin mars, marrëdhëniet në të cilat keni llogaritur mund të jenë zhgënjyese apo do të pësoni për shkak të tyre. Zgjedhja juaj do të përcaktojë sa ato zhgënjime do të jeni intensive.

Patjetër duhet të përgatiteni që, në rend të parë, të kujdeseni për veten në mënyrë që të fitoni më shumë vetëbesim. Kjo do t’ju sjellë ekuilibër të kënaqjes dhe të plotësimit, mirëpo për ta arritur këtë ekuilibër tani duhet të filloni t’i rregulloni gjërat në marrëdhënien tuaj.

Vlerësoni marrëdhëniet, por me kufij të vendosur qartë. Shpërblimi për këtë do të arrijë nga fundi i vitit.

Me siguri nuk do të hyni në marrëdhënie të reja, por në vend të tyre do t’i përkrahni lidhjet e shëndetshme të cilat i keni, posaçërisht me të moshuarit dhe autoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat