Po kaloni një periudhë të vështirë?! Gisele Bündchen ka qenë në ‘vendin’ tuaj dhe ka 7 mësime jete për të gjetur paqen!

Life style

Po kaloni një periudhë të vështirë?! Gisele Bündchen ka qenë në ‘vendin’ tuaj dhe ka 7 mësime jete për të gjetur paqen!

Më: 8 janar 2020 Në ora: 16:02
Gisele Bündchen

Gisele Bündchen do t’ju ndihmojë të gjeni paqen dhe disa mësime për kujdesin ndaj vetes. Do t’ju pëlqente një  ‘Resolution’ më i mirë për vitin 2020?!

Supermodelja, aktivistja dhe fytyra e re e Dios Skincare, Gisele Bündchen ndan me ELLE Magazine disa nga mësimet më të vlefshme të cilat ajo i ka mësuar gjatë ‘luftës’ për të gjetur paqen dhe ekuilibrin në jetën e saj.

Modelja ka qënë gjithmonë e hapur për problemet e saj me ankthin e depresionin dhe shprehet se ka gjetur  qetësinë personale me ndihmën e meditimit dhe përjetimin e dashurisë në jetën e saj. Bukuroshja e pasarelave  jeta e së cilës nuk ka qenë aspak vetëm me ngjyra si veshjet që ajo reklamon, ka përpiluar 7 pika, përmes së cilave sipas saj mund të kalohet një periudhë e vështirë.

Balanco jetën tënde

E gjithë puna fillon me ty! Ti je krijuesi I realitetit tënd. Asnjeri nuk mund të vendosë për ty. Vendimet të takojnë vetëm ty.

Lejo dashurinë të të udhëheqë

Dashuria është forca më e madhe që duhet të na drejtojë përpara. Sa herë që bëj diçka, gjithmonë pyes veten: a përcjell dashuri? A është e lidhur më vibrimë positive? Kjo ështe guida që un jetoj, shprehet Bündchen.

Përqafo

Përqafimet janë të rëndësishme. Kur përqafon dikë që me vërtet e do, si fëmijët apo bashkëshortin ndjen energjinë e tyre. Ndjejmë që transmetojmë diçka te ta dhe at ate ty.

Vizito më shpesh natyrën

Prej një udhëtimi në Amazonë në 2004 Gisele shprehet se kuptoi me vërtet se çfarë po ndodhte atje dhe kjo ishte nje shtysë për të bërë diçka për të mbrojtur rainforest, sepse ishte një mjedis I cili I ofronte paqe. Një nga prioritetet që modelja I  ka vendosur për 2020 është të ndihmojë në rigjenerimin e planetit.

Shpenzo kohë me gjërat që dëshiron të bësh

Organizo kohën tënde duke bërë një grafik të thjeshtë me përqindjen e kohës që do I kushtosh secilës pjesë. Mund ta ndash me kohën që ti vendos të kalosh me bashkëshortin, të dashruën, shoqërinë, fëmijët, punën, projekte personale dhe kujdesit ndaj vetes. Në këtë mënyrë e ke më të thjeshtë për të organizuar ditën.

Ka vetëm një Ti!

Ne besojmë se duhet të permbushim disa kushte të caktuar fizike për të qënë të pranueshëm, por ky është stres i panevojshëm. Duhet të jemi në paqe me mënyrën si jemi dhe ndihemi sepse jemi unikë. Ka vetëm nje Ti! Në një popullsi prej 7.5 bilion njërëzish, ka vetëm një si ti. Sa me shpejt ta kuptojmë rëndesinë tonë, aq më të lehtë do e kemi për të gjetur paqen shpirtërore.

Përqendrohu te vetja jote më e mirë

Gjëja e parë që Gisele ben kur çohet është meditimi, sepse I lejon te lidhet më shumë me veten. Meditimi ka të bëjë me qëtësimin e mendjes dhe vendosjes së vetes si prioritet të parë.  Rigjenerimi ka të bëjë me marjen e kohës dhe hapësirën për veten tonë fillimisht. Në mënyrë që te jemi në paqe me mjedisin përreth duhet ta fillojmë nga vetja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat