Dashuri e dështuar! Këto shenja horoskopi nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën

Life style

Dashuri e dështuar! Këto shenja horoskopi nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën

Më: 10 janar 2020 Në ora: 06:11
Ilustrim

Nëse jeni në një nga këto çiftimet e shenjave të zodiakut dhe po mundoheni ta bëni historinë të funksionojë, duhet të punoni shumë dhe nëse do ia dilni të arrini atë që dëshironi, do jetë goxha e vështirë.

Dashi dhe Gaforrja

Të kundërtat mund të tërheqin ndonjëherë, por shansi që një "Dash" dhe "Gaforre" të kenë një lidhje dashurie është shumë i vogël. Ndërsa Dashit i pëlqen të ecë në anën e egër, Gaforret ndihen keq që kur shikojnë dokumentarë natyre në televizor. Dashi i zjarrtë është shumë konkurrues dhe kokëfortë për t’u marrë me Gaforre të ndjeshëm, të cilët nuk e gjejnë përkëdhelinë që kërkojnë tek Dashi.

Ujori dhe Demi

E vetmja gjë që Ujorët dhe Demat kanë të përbashkët është se janë shumë kokëfortë. Ujori është shenja më krijuese e zodiakut, tepër rebele dhe e paparashikueshme, që nuk përshtatet aspak me Demin e qëndrueshëm dhe shumë tradicionalist. Duke parë se një Demi aspiron të arrijë sigurinë dhe Ujorët vazhdimisht ecin me spontanitet, këta të dy nuk do e gjejnë kurrë shpirtin ideal tek tjetri.

Binjakët dhe Virgjeresha

Binjakët janë si flutura sociale që nuk mund të marrin një vendim për të shpëtuar jetën e tyre. Nga ana tjetër, Virgjereshat janë të rezervuara, shpesh herë introverte dhe nuk e vendosin kurrë jetën sociale para rutinës. Kur një partner jeton për spontanitet dhe eksitim, ndërsa tjetri do të parashikojë dhe të planifikojë çdo gjë, gjërat do të përfundojnë në kaos total (i cili në thelb është një makth për Virgjëreshën).

Peshorja dhe Bricjapi

Peshoret janë të qetë dhe bëjnë gjithçka që të tjerët të ndihen të lumtur. Ndërsa Bricjapi ka vetëm një prioritet: Veten. Ndërkohë që Peshoret janë gjithnjë të gatshme për ndryshime, Bricjapët punojnë shumë dhe rrallë vendosin të eksperimentojnë. Madje lodhen duke marrë të gjitha vendimet në marrëdhënie, prandaj as një Peshore nuk do të jetë në gjendje të ruajë qetësinë me to.

Luani dhe Akrepi

Ndryshe nga shenjat e tjera që janë të kundërta nga njëra-tjetra, Luani dhe Akrepi kanë shumë të përbashkëta. Të dy janë të apasionuar pas seksit dhe jetojnë për drama në jetë, por nuk mund të bien kurrë në dashuri me njëri-tjetrin. Ndërkohë që Luanët jetojnë për vëmendje, Akrepi ka tendencë të jetë "lulja" që shohin të gjithë. Mundësia më e madhe është që të hasen me Luanin e përqendruar në vetvete, gjë që nuk do ti pëlqejë aspak. Ndërsa Luanët e konsiderojnë Akrepin si misterioz. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat