Tri gjërat të cilat njerëzit e fortë psikologjikisht nuk i bëjnë

Life style

Tri gjërat të cilat njerëzit e fortë psikologjikisht nuk i bëjnë

Më: 10 janar 2020 Në ora: 12:30
Ilustrim

Forca psikike shpeshherë nuk reflektohet në atë çfarë bëni. Zakonisht ajo shihet në atë çfarë nuk bën. Në librin e saj për këtë çështje, Amy Morin shkruan se forca psikike ka të bëjë me kontrollimin e mendimeve, sjelljeve dhe emocioneve.

Më poshtë i gjeni tri gjërat kryesore të cilat njerëzit e fortë psikologjikisht nuk i bëjnë:

Nuk shpenzojnë kohë duke u ndjerë keq për vetveten

“Të ndjerit keq për vetveten është vetë-shkatërruese. Kjo gjë vetëm jua humb kohën, krijon emocione negative dhe i dëmton lidhjet tuaja. Çelësi është ta shihni të mirën në këtë botë dhe kësisoj do të filloni ta vlerësoni atë që keni”, shkruan Morin.

Nuk ‘turpërohen’ nga ndryshimi

Ekzistojnë pesë faza të ndryshimit, siç shkruan Morin, dhe secila nga këto faza është kruciale. Ndryshimet mund të jenë frikësuese, por duke u larguar nga to ju vetëm sa e ndaloni pjekjen tuaj si person.

Nuk përqendrohen në gjërat të cilat s’mund t’i kontrollojnë

“Padyshim se është ndjenjë e mirë kur keni gjithçka nën kontroll, por mendimi se ne kemi fuqinë të kontrollojmë gjithçka mund të sjell probleme. Duke provuar të kontrolloni gjithçka, me siguri se do të drejtoheni drejt shqetësimit. Pra, Morin rekomandon ta shpërqendroni mendjen nga gjërat të cilat s’mund t’i kontrolloni, sepse kësisoj do të keni më pak stres, do të jenë më të lumtur dhe suksesi do të jetë më i lehtë për tu arritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat