Disa rregulla nga Bill Gates për të qenë të suksesshëm

Life style

Disa rregulla nga Bill Gates për të qenë të suksesshëm

Më: 13 janar 2020 Në ora: 20:41
Bill Gates

1 – Mjaft pritët që jeta “t’ju sjellë” gjërat që ju mendoni se “i meritoni”.

2 – Botës nuk i bëhet vonë për vetëvlerësimin tuaj. Filloni të bëni diçka me veten dhe për veten tuaj sot. Tani!

3 – Nuk do të kesh një pagë me gjashtë shifra menjëherë pas shkollës. Do të duhet të punosh fort për të arritur atë që dëshiron.

4 – Nëse mendon se mësuesi është i ashpër, prit të shohësh si do të jetë shefi. Në vend të të “hajë me dhëmbë” përpara klasës, tani do të jetë përpara një zyre të tërë.

5 – Nëse i çon gjërat për dreq, nuk është faji i prindërve. Mjaft shpërndave fajësime dhe fillo të marrësh përgjegjësi për dështimet e tua.

6 – Prindërit dijnë diçka që ti nuk e di. Ndoshta, para se të lindje ti, prindërit e tu nuk kanë qenë aq të mërzitshëm sa janë sot.

7 – Shkolla mund të ketë hequr fituesit dhe humbësit, por jeta jo. Rezultati i një provimi nuk justifikon mjetet. Nuk ka as edhe ngjashmërinë më të vogël me atë që ndodh në jetën reale.

8 – Jeta nuk është e ndarë në semestra. Një herë që fillon, jeta vazhdon e vazhdon, pa fund. Kështu që shpenzoje kohën tënde duke bërë një gjë që vlen.

9 – Ajo që sheh në televizor nuk është jetë reale. Në jetën reale, njerëzit duhet ta lënë kafenenë dhe të shkojnë në punë.

10 – Tregohu i mirë me ata që vetëm mësojnë. Shanset janë që do të përfundosh të punosh për një prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat