E lehtë të thuash ‘Të dua’

Life style

E lehtë të thuash ‘Të dua’

Më: 14 janar 2020 Në ora: 14:31
Ilustrim

Të thuash ‘të dua’ është shumë e lehtë, por ta praktikosh me të vërtetë dashurinë dhe ta shfaqësh atë është e vështirë. Kur duam dikë, nuk mjafton ndjenja, duhet edhe ta shfaqim atë dhe ta bëjmë pjesëmarrëse të jetës sonë.

Ndonjëherë, ajo që ndodh është se e duam shumë një person, por nuk dimë sesi t’ia shprehim. Mund të jetë një mik, një i afërm apo partneri. Nuk është një detyrë e vështirë të përballosh rutinën, problemet që nuk varen nga ne, rehatia e të menduarit që nuk ekziston një datë skadence. Shpesh turpi e bën çdo gjë edhe më të vështirë.

Ovedia Rosales, terapeute, nënvizon se t’i shprehim dashurinë një personi, bën që tek ai të lindë një dëshirë më e madhe për t’u dashuruar. Për këtë arsye, duhet t’u themi më shpesh se sa shumë i duam prindërve, fëmijëve, partnerit, gruas, të kujdesemi më shumë për miqtë dhe të luftojmë për ndjenjat në çift. Ekzistojnë disa mënyra për t’i treguar dikujt ndjenjat tona, që ndoshta i injorojmë për vetë thjeshtësinë e tyre. Nuk kushton asgjë, por do ta bëjë partnerin apo të afërmit të ndihen shumë të veçantë.

1. Detajet e vogla janë më të rëndësishme: Shuma e gjesteve të vogla forcon marrëdhënien më shumë sesa e besoni. Është një gabim shumë i zakonshëm të mendosh që një gjest i madh, në një moment të caktuar, mund ta bindë dikë të qëndrojë pranë nesh. Një veprim i madh apo një dhuratë e pabesueshme nuk është një garanci për të ardhmen. Garancia më e mirë është përditshmëria: kujdesuni për partnerin sa herë që do të kujtoheni për të dhe tregojini sesa i rëndësishëm është për ju.

2. Duani veten në fillim: është një ilaç të dini se, nëse duam të dashurojmë dikë, së pari duhet të duam veten. Shpesh mendojmë që t’i kushtohemi plotësisht dikujt është mënyra më e mirë për të shprehur dashurinë, por nuk është e tillë nëse harrojmë të duam së pari veten tonë. Respektimi i hapësirës personale është mënyra më e mirë që të duam dhe të na duan.

3. Hapi i parë është të njihni mirë tjetrin: mos harroni se çdo njeri ka pikën e dobët të vetën dhe nëse ajo që dëshirojmë është ta bëjmë atë të ndihet i veçantë, gjëja e parë që duhet të bëjmë është ta njohim atë. Në momentin kur njohim shijet e tij, frikërat, shqetësimet dhe çfarë e bën atë të lumtur, mjafton që ta shfaqim. Tregojini që jeni në gjendje të përmirësoni momentet jo të mira dhe fuqizoni ato që e bëjnë të lumtur. Një copë çokollatë, një shëtitje, një letër apo edhe një telefonatë e thjeshtë mund t’ia bëjë ditën më të bukur. Mos harroni t’i bëni këto gjeste të vogla.

4. Ndani kohën tuaj me të tjerët: një nga gjërat më të çmuara që kemi në jetë është aftësia për të bërë atë që dëshirojmë me kohën tonë. Për këtë arsye, ndarja e kohës me të tjerët është një tregues i dashurisë dhe dëshirës për të dashuruar. Është shumë e rëndësishme që personi tjetër të dijë se dëshironi të kaloni kohë me të, edhe pse është shumë e vështirë për arsye të tilla si largësia. Pavarësisht kësaj, nëse e keni të mundur të kaloni kohë me të, bëjeni.

5. Shfaqni dashuri: ndoshta do t’ju duket një rregull shumë banal, por shumë shpesh harrojmë, që ndonjëherë, kush na dashuron ka nevojë të na shohë të shfaqim dashurinë që ndjejmë për të. Nuk bëhet fjalë vetëm për kontaktin fizik, ndonjëherë mjafton një buzëqeshje që merr dimensionet e një përqafimi. Duhet të keni besim te partneri, pranojeni mënyrën e tij të të qenit dhe si sillet, respektojeni, dëgjojeni, faleni dhe shfaqini ndjenjat tuaja. Sepse të dashurosh dhe të dish ta shfaqësh atë do të thotë të dashurosh dy herë. Sepse nëse e doni atë person në jetën tuaj, duhet t’ia dilni ta bëni të qëndrojë me ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat