Për një gjumë të mirë gjatë natës duhet të bëni këtë veprim ditën - Bota Sot
Për një gjumë të mirë gjatë natës duhet të bëni këtë veprim ditën

Life style

Për një gjumë të mirë gjatë natës duhet të bëni këtë veprim ditën

Më: 14 janar 2020 Në ora: 22:27
Ilustrim

Stërvitja, siç të gjithë e dini i shërben shëndetit. Mirëpo, ecja dhe ushtrimet, mund t’ju ndihmojnë edhe të bëni një gjumë të thellë. Ajo çfarë duhet të bëni gjatë ditës: është një shëtitje e shpejtë në lagjen tuaj, ose në park, mjafton që ta bëni.

Sipas studimeve të ndryshme, edhe një rritje e vogël e hapave që bëni çdo ditë-provoni shkallët, zbrisni nga autobusi një stacion para destinacionit ose thjesht zgjidhni që çdo ditë të bëni 30 minuta ecje, pasi kjo gjë do t’ju bëjë të flini më mirë se netët e tjera.

Një studim i kryer nga Departamenti i Universitetit Brandeis, tregon prova premtuese që aktiviteti fizik, madje edhe ushtrime me ndikim të ulët (si ecja) mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit tek një individ. Rezultatet ishin veçanërisht të dukshme tek gratë që ishin pjesë e studimit.

Pra, nëse doni të bëni një gjumë të mirë gjatë natës, ju duhet të bëni këtë veprim gjatë ditës: vetëm ecni!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat