Nëse dikush ju lëndon, lini karmën të veprojë për ju

Life style

Nëse dikush ju lëndon, lini karmën të veprojë për ju

Më: 15 janar 2020 Në ora: 12:20
Ilustrim

Kur dikush na dëmton qëllimisht, gjëja e parë që ne do të donim të bënim është t’ia kthenim me të njëjtën monedhë dhe sa më shpejt. Por nuk ka nevojë të mendohesh gjatë për të kuptuar se shpenzimi i energjive të tua fizike dhe nervore për hakmarrje është humbje kohe, sepse kjo na largon nga detyra jonë kryesore: të jetojmë mirë jetën tonë.

Në fund të fundit, hakmarrja më e mirë është të përpiqemi të jetojmë më mirë ditët tona. Kjo rezulton të jetë hakmarrja më e mirë për ata që na duan të keqen. Gjithashtu jini të sigurt që ata që na kanë dëmtuar, zakonisht përballen me ndëshkim atëherë kur nuk e presin.  Nëse dëshironi mund ta quani karma, por gjithashtu mund të thuhet se është një ligj i jetës.

Ne duhet të evitojmë harxhimin e kohës në dëshirën për hakmarrje: nuk çon në asgjë dhe siç thamë më lart, na largon nga detyra jonë themelore: të përpiqemi të jemi të lumtur në të tashmen.

A keni parë ndonjëherë një person që urren lumturinë? Jo, sepse urrejtja dhe lumturia përjashtojnë njëra-tjetrën. E vetmja gjë që të duhet të bëni është të prisni me durim, pasi herët apo vonë do shihni armikun tuaj duke vuajtur. Dhe, edhe nëse kjo nuk ndodh, ju nuk duhet ta humbni jetën tuaj duke kërkuar hakmarrje, pasi të jetuarit në qetësi dhe lumturi është hakmarrja më e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat