Ja pse natyra ka të njëjtin efekt si ilaçet?

Life style

Ja pse natyra ka të njëjtin efekt si ilaçet?

Më: 15 janar 2020 Në ora: 12:30
Ilustrim

Të qenit në kontakt me natyrën bën mirë. Duhen 120 minuta në javë për të na bërë të ndjehemi të shëndetshëm, si dhe të na japin atë sens të jashtëzakonshëm të mirëqenies. Për këtë arsye ajo konsiderohet një ilaç i vërtetë, një ilaç natyral i arritshëm për secilin prej nesh.

Natyra trajton sëmundje të ndryshme

Natyra na ofron mundësi të pakufizuara për t’u ndier mirë, aq sa në vende të ndryshme nordike mjekët përshkruajnë aktivitete në natyrë për të trajtuar sëmundje të ndryshme.

Natyra bën mirë për trupin dhe mendjen

Një studim i 20,000 personave, të udhëhequr nga Matheë Ëhite nga Qendra Evropiane e Mjedisit dhe Shëndetit Njerëzor të Universitetit të Exeter, tregoi se ata që kaluan dy orë në javë në hapësirat e gjelbra kishin shanse më të mira për të shijuar shëndet të mirë dhe mirëqenie psikologjike krahasuar me ata që nuk e bënin këtë gjë.

Dy orë në javë na ndihmojnë të ndihemi mirë

Vitet e fundit, studime të shumta kanë treguar se sa mirë të bën dalja në natyrë, por askush nuk thotë se sa kohë duhet qëndruar për të marrë përfitimet e duhura. Në fakt, duket se dy orë në javë është e mjaftueshme për të marrë përfitime.

Lufton stresin

Të qenit i zhytur në natyrë është një anti-stres i shkëlqyeshëm, pasi ul presionin e gjakut dhe nivelet e hormonit të stresit, zvogëlon eksitimin dhe ankthin e sistemit nervor dhe përmirëson funksionin e sistemit imunitar.

Natyra përmirëson gjendjen shpirtërore dhe na qetëson

Natyra është thelbësore dhe zvogëlon ato ndjenja të izolimit, duke lehtësuar gjendjen shpirtërore dhe duke ju bërë të gjeni përsëri qetësi të brendshme.

Zvogëlon agresionin

Agresioni gjithashtu zvogëlohet duke dalë në natyrë. Natyra, në të vërtetë ul krimin, kjo gjë tregohet nga një studim i vitit 2015 i kryer në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspozimi ndaj natyrës përkthehet në kohezion më të madh të komunitetit.

Përmirëson përqendrimin

Një përfitim tjetër ka të bëjë me rritjen e përqendrimit dhe vëmendjes, veçanërisht në ato kontekste stresuese, duke bërë që mendja dhe trupi të çlodhen.

Ndihmon në luftimin e infeksioneve

Në Japoni njihet “banja pyjore”. Studiuesit studiuan efektet kur u praktikua me një rregullsi dhe doli që aerosolet e thithura gjatë një shëtitje në pyll rrisin nivelet e qelizave Killer Natural në sistemin imunitar, të cilat ndihmojnë në luftimin e tumoreve dhe infeksioneve.

Na ndihmon të lidhemi me shpirtin tonë

Lidhja me botën përreth nesh na ndihmon të lidhemi me shpirtin tonë. Edhe pse jo të gjithë marrin kohë për ta bërë këtë lidhje, natyra është ende e disponueshme kur ta ndjeni të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat