Çfarë është treningu TRX?

Life style

Çfarë është treningu TRX?

Më: 19 janar 2020 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Edhe pse është e vështirë të vendosni për këtë hap dhe të filloni me praktikimin e shprehive të shëndetshme, me vetëm pak përpjekje, asgjë nuk është e pamundshme

Nëse u qëndroni vërtet konsekuent 10 ditët e para, kur të mësoheni me mënyrën e shëndetshme të jetës, do të vëreni që ju vërtet po kënaqeni me të.

Bashkë me të, kur të arrini rezultatet e dëshiruara do të ndiheni më joshës, më e shëndetshme dhe me më shumë vetëbesim, pra kjo në të vërtetë është ajo i keni hyrë këtij procesi.

Nëse dëshironi që trupin tuaj ta çoni deri në perfeksion, së paku dy herë në javë mund ta çoni veten në treningun TRX.

TRX-ja është rekuizitë për stërvitje, e përfaqësuar njësoj në sportin profesionist, si edhe në trajnimin amator.

Shumicës së njerëzve të cilët stërviten aktivisht, TRX-ja u është rekuizitë e preferuar për stërvitje, sepse me ndihmën e saj mund të bëni ushtrime të shumta, të cilat aktivizojnë grupe të ndryshme muskujsh.

Me rastin e praktikimit të ushtrimeve TRX, përdoret ekskluzivisht pesha trupore, gjë që këto ushtrime i radhit në kategorinë e ushtrimit të forcës.

Ushtrime nuk janë aspak të thjeshta, andaj më së miri është të filloni me ushtrime më të thjeshta, në mënyrë që të forcoheni, ndërsa më vonë mundeni gradualisht të rrisni intensitetin e treningut.

Këto janë ushtrime të cilat patjetër duhet t’i bëni në palestër, mirëpo nëse ju janë të lodhshme stërvitjet vetëm me ushtrime TRX, mund t’i përfshini edhe në treningun rrethor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat