Njerëzit që vonohen janë më të suksesshëm dhe më kreativ

Life style

Njerëzit që vonohen janë më të suksesshëm dhe më kreativ

Më: 21 janar 2020 Në ora: 21:07
Ilustrim

Shkenca u del në mbrojtje personave që vonohen duke argumentuar se ata kanë më shumë gjëra në mendje, janë më kreativë dhe të suksesshëm dhe se e shohin botën ndryshe.

Ne të gjithë kemi një mik apo koleg i cili nuk vjen kurrë në orar. Ata nuk e bëjnë këtë për të na zemëruar neve apo sepse mendojnë se kanë të drejtën të vonohen, kjo ndodh për shkak se është në natyrën e tyre.

Ndërsa menaxhimi me sukses i kohës mund të jetë i lehtë për disa, të tjerë nuk arrijnë kurrë të mësojnë artin e planifikimit dhe vendosjes së prioriteteve.

Nëse nuk jeni një nga këta persona që vonohen, atëherë jeni të prirur të zemëroheni nga njerëzit që nuk vijnë në orar. Mungesa e korrektësisë nuk pëlqehet në të gjithë botën, e veçanërisht kur bëhet fjalë për punën.

Kultura të ndryshme kanë kuptime të ndryshme për kohën, por veçanërisht në botën perëndimore të qenët vonë konsiderohet si diçka e pasjellshme dhe joprofesionale.

Vonesat nuk janë mosrespektim

Ne duhet të ndalojmë së bëri të ndihen keq njerëzit që vonohen. Ata nuk janë aspak përtacë, kjo mund të nënkuptojë se ata kanë shumë për të bërë. Kur merreni me disa gjëra njëherësh , ju humbisni sensin e kohës.

Sigurisht, disa studime ngrenë pikëpyetje mbi efikasitetin e bërjes së disa gjërave njëkohësisht, por veçanërisht njerëzit e suksesshëm priren të bëjnë më shumë se një gjë në të njëjtën kohë. Mendoni për aktorin e kthyer në sipërmarrës, Ashton Kutcher për shembull, i cili është një producent, drejton një kompani virtuale të medias dhe ka interes për kompanitë teknologjike si Skype, Sportify, Uber dhe Foursquare – ndërkohë që mbetet një nga aktorët më të suksesshëm të momentit.

Ata që vonohen janë optimistë

Nëse vini re se jeni vazhdimisht vonë, kjo mund të ndodhë për shkak se jeni optimist. Po, pikërisht kështu! Nëse jeni një optimist, prireni të mendoni se keni më shumë kohë në duart tuaja nga sa keni realisht. Ka kuptim, apo jo?

Ky lloj të menduarit pozitiv është i njëjti tipar personaliteti që ju bën më të suksesshëm në jetë: një studim mes agjentëve të shitjes tregon se optimistët priren të shesin 88% më shumë se kolegët e tjerë.

Por ka edhe më shumë se kaq. Optimizmi, i cili është tipari i personalitetit tuaj përgjegjës për vonesën, ju bën të jetoni më gjatë. Nëse e kaloni jetën me një sjellje pozitive, zemra juaj do t’ju falënderojë për faktin se nuk e keni vënë nën presion.

Për ta përmbledhur: nuk është faji juaj pse vonoheni. Ju e perceptoni botën më ndryshe se sa të tjerët përreth jush.

Herën tjetër që dikush do t’ju kritikojë për vonesën, tregojani këtë artikull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat