Maska me përbërës natyralë që u rikthejnë formën më të bukur kaçurrelave

Life style

Maska me përbërës natyralë që u rikthejnë formën më të bukur kaçurrelave

Më: 22 janar 2020 Në ora: 12:02
Ilustrim

Hidratimi i flokëve padyshim se duhet të jetë pjesë e rutinës së kujdesit që asnjë vajzë nuk duhet ta anashkalojë.

Pos shampos dhe balsamit flokët tuaj kanë nevojë edhe për produkte natyrale për të pasur shkëlqim dhe të jenë të shëndetshme.

Ne ju sjellim dy maska natyrale për flokë kaçurrela:

Maskë me vaj të arrës së kokosit, kastravec dhe vezë:

Përbërësit: 1 vezë, 1 kastravec i vogël dhe 1 lugë gjelle vaj të arrës së kokosit.

Kaloni në blender vezën dhe kastravecin, më pas bashkoni masën e sipërme me vajin e arrës së kokosit. Pasi maska të jetë bërë kremoze dhe homogjene aplikojeni në flokë dhe masazhojeni për 5 minuta.

Lëreni të veprojë për të paktën një orë, lani kokën me shampon e zakonshme dhe ujë të vakët.

Maskë me birrë dhe limon

Përbërësit: 1 litër ujë, 1 limon i shtrydhur dhe 1 kanaçe birrë 250 ml

Fillimisht zieni ujin, pasi ta hiqni nga zjarri shtoni birrën dhe lëngun e limonit të shtrydhur.

Vëreni sërish të ziejë më zjarr të ulët për dy minuta të tjerë. Pasi të ftohet hidhni masën në një flakon në formë sprucatori dhe njomni flokët në të gjithë gjatësinë e tyre.

Këshillohet të përdoret dy deri në tre herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat