Faktorë tjerë pos shtatzanisë që vonojnë ciklin

Life style

Faktorë tjerë pos shtatzanisë që vonojnë ciklin

Më: 22 janar 2020 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Ndodh që cikli menstrual të shtyhet për disa ditë, e që shkak të mos jetë ndonjë shtatëzani e mundshme për këtë mos bëni panik.

Sigurisht që fillimisht shumicës se femrave mendja ju shkon tek shtatëzania, po në të vërtetë ka edhe faktorë tjerë që bëjnë që cikli të shtyhet për disa ditë.

Faktorët e jashtëm

Tek faktorët e jashtëm bën pjesë stresi lidhur me situata familjare, profesionale etj. Stresi pengon ovulacionin dhe për pasojë, çon në vonesa të ciklit.

Nuk quhet problem kur cikli vonon deri në 35 ditë, por kur kthehet në zakon të vonohet më shumë se kaq, ka diçka që duhet t’iu shqetësojë.

Faktorët e brendshëm

Faktorët e brendshëm lidhen me karakteristikat e organizmit, mes tyre pesha. Të qenit mbipeshë ndikon në përdorimin periferik të insulinës, gjë që redukton kapacitetin ovulator të vezoreve. Por edhe një shtim i madh i peshës, apo një humbje e madhe e peshës, mund të ndikojë në gjëndrën e hipofizës dhe të bllokojë fluksin menstrual.

Premenopauza është një tjetër problematikë në çrregullimin e ciklit. Ajo shoqërohet me momentin kur cikli ndalon plotësisht për muaj, ose shkakton flukse hemorragjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat