11 thënie për t’u mbajtur mend, nëse po kaloni në momente të vështira në jetën tuaj…

Life style

11 thënie për t’u mbajtur mend, nëse po kaloni në momente të vështira në jetën tuaj…

Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Nuk do të jesh asnjëherë i lirë, nëse nuk e liron veten nga burgu i mendimeve të tua negative.

Përpara se të flasësh, dëgjo. Përpara se të reagosh, mendohu. Përpara se të kritikosh, prit. Përpara se të lutesh, fal. Përpara se të heqësh dorë, përpiqu.

Mjaft u shqetësove për gjërat që mund t’i bësh gabim, por lumturohu për gjërat që mund t’i bësh mirë.

Të menduarit e tepërt – arti i krijimit të problemeve që realisht nuk ekzistojnë.

Nuk ka asgjë që mund të të hapë aq telashe në këtë botë, sa vetë mendimet e tua.

Të shqetësohesh është njësoj si të ulesh në një karrige lëkundëse. Të jep diçka për të bërë, por nuk të çon gjëkundi.

Mjaft mendove shumë gjëra. Ti nuk mund të kontrollosh çdo gjë, ndaj thjesht lëri gjërat të rrjedhin siç është e shkruar.

E dashur mendje, mjaft u mendove kaq shumë gjatë natës. Unë kam nevojë edhe të fle.

Të mendohesh tepër është shkaku më madhor i trishtimit.

Mos e shkatërro një ditë të re me mendimet e së djeshmes. Thjesht lëri gjërat të ndodhin.

Një mendje e qetë është e aftë të dëgjojë intuitën përpara frikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat