Njerëzit evoluuan nga majmunë përmes drogës: Të droguar krijuan pastaj fetë

Life style

Njerëzit evoluuan nga majmunë përmes drogës: Të droguar krijuan pastaj fetë

Më: 22 janar 2020 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Terence McKenna fillimisht kishte dhënë teorinë se ishin kërpudhat psikedelike ato që kishin vënë në lëvizje evoluimin rapid kognitiv të njerëzve. Teoria e McKenna-s thirrej “Hipoteza e Majmunëve të Gurit.”

Megjithëse u tha se ishte hedhur poshtë, tashmë kjo teori ka marrë fuqi sërish.

Duket se ka pasur një dallim fondamental në aftësitë kognitive mes Homo Sapiensëve të hershëm dhe pasardhësve të tyre të menjëhershëm, Homo erectusëve.

Natyrisht, erectusit qëndronin dhe ecnin vertikalisht – një hap gjigant përpara – por me daljen e Homo Sapiensëve, ne shohim gjurmë të artit, piktografisë, dhe të përdorimit të aleteve të punës, dhe gjatë asaj periudhe ndodh edhe përdorimi i gjuhës, përcjell Periskopi.

Në vitet 1990, avokuesit i drogave psikedelike dhe etnobotanisti Terence McKenna publikoi librin e tij të quajtur “Ushqim për Zotat” në të cilën ai pandehte se hapi gjigant dhe i përnjëhershëm përpara i homo sapiensëve ishte bërë nga zbulimi i kërpudhave magjike.

Komuniteti shkencor kurrë nuk e kishte konsideruar seriozisht teorinë e McKennas, por këto ditë, idetë e tij tashmë janë rikthyer fuqishëm.

Mikologjisti Paul Staments deklaroi se McKenna kishte pasur të drejtë gjatë gjithë kohës.

Sipas hipotezës së McKennas, “ne njerëzit kishim filluar të emigronin nëpër zona të reja, dhe në një pikë ramë në kërpudha psikedelike të rritura në bajga lopësh, dhe më pas i hëngrëm ato. Pasi i kishim gëlltitur, truri i tyre filloi të lodhej, duke kërkuar aftësi të reja për të procesuar informacionet.

Shumë përdorues modernë të psikedelikëve pretendojnë se bota kurrë nuk duket njësoj pas një përvoje me këto drogëra.

Ishte pikërisht kjo kohë kur Homo Sapiensët filluan të sajonin rituale fetare, të bënin kalendarë dhe të shpiknin magjira e të tilla.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat